Panorama (Albania)

Dosjet në hetim nga Krimet e Rënda, zbulohet lista me emrat e 22 të zhdukurve në dy vitet e fundit në Vlorë

MES TE DENONCUARV­E SI TE ZHDUKUR, EDHE BIZNESMENI ADRIANO JAHO. DYSHIMET PER IMPLIKIME ME DROGEN

- Elvis Troqe

Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në dorëzim dosjet e ngjarjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit në Vlorë.

Pas kalimit të dosjeve me disa të zhdukur në kryeqytet, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur tashmë hetimet. "Panorama" mëson se pas publikimit të një deklarate nga ana e Policisë së Vlorës se kemi të bëjmë me 23 persona të zhdukur, dosjet për të paktën tre prej tyre kanë kaluar te Krimet e Rënda. Dy nga të zhdukurit e fundit në Vlorë, të cilët dyshohet se janë ekzekutuar nga grupet kriminale janë Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe, të cilët kanë humbur gjurmët përkatësis­ht në qershor dhe korrik të këtij viti. Dy të rinjtë kishin pak kohë që ishin kthyer nga Spanja dhe ngjarja u mendua se kishte lidhje me prishjet e pazareve të drogës, por të afërmit mohojnë që të kenë pasur njohje me njëritjetr­in. Ka qenë një person i identifiku­ar si Gazmend Merkaj, i cili ka hedhur dritë mbi rrëmbimin e Albano Xhaferrit. Ai ka bërë një kallëzim në Policinë e Fierit, duke u thënë oficerëve të Policisë se Albano Xhaferri është ekzekutuar me çekiç. Sipas tij, ai është ekzekutuar nga tre persona për llogari të Edison Harizajt, i cili u ekzekutua në Durrës tri javë më parë. Ndërsa për zhdukjen e Elvis Troqes, babai i tij është shprehur në media se ka shumë pak gjasa që djali i tij të jetë gjallë. Elvis Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 në qytetin e Vlorës. Në një video të publikuar në media, i riu shihet teksa hipën në një automjet tip "MercedesBe­nz" dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. Ndërsa prej qershorit 2017 rezulton i zhdukur Marjo Metushi, i cili njihej në qytetin e Vlorës si skafist, i cili kishte bërë drejt Italisë rreth 7 rrugë me gomone duke trafikuar kanabis dhe një grup kriminal i detyrohej një sasi parash rreth 200 mijë euro. Edhe për këtë person, babai i tij deklaron se djali i tij është ekzekutuar dhe është zhdukur nga personat që i kishin këtë borxh. Leonard Mehmeti, babai i tre fëmijëve, është një tjetër i zhdukur mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016. Leonardi, i njohur me emrin Nani, kishte ngritur bizneset e tij. Një restorant në zonën e "Lungo Mares" dhe një fermë kuajsh në Panaja të Vlorës, ku dhe është parë herën e fundit i gjallë. Vëllai i Nanit ka thënë se nuk ka dyshime se vëllai i tij është ekzekutuar dhe është zhdukur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Mehmeti tregon se i vëllai frekuenton­te shpesh Durrësin për shkak të miqësisë që kishte me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn. Dalipaj akuzohej për rrëmbimin dhe ekzekutimi­n e Gazmend Çollakut. Ai së bashku me Dautajn u ekzekutuan në 2016 në autostradë­n Tiranë- Durrës.

 ?? ( MAJTAS) ?? BIZNESMENI ADRIANO JAHO ALBANO XHAFERRI
( MAJTAS) BIZNESMENI ADRIANO JAHO ALBANO XHAFERRI
 ??  ?? ALBANO XHAFERRAJ, DENONCUAR I ZHDUKUR
ALBANO XHAFERRAJ, DENONCUAR I ZHDUKUR
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania