Panorama (Albania)

Lame: Gjysma e tokave me 7501 janë pa letra, do mbyllim legalizime­t

Kreu i ALUIZNI raporton në Kuvend për dy ligjet e reja të pronës: Do rishikojmë nga e para 2.5 milionë tituj pronësie

- ERVIN KOÇI

Kryetari i Agjencisë për Legalizimi­n, Urbanizimi­n dhe Integrimin e Zonave dhe Ndërtimeve Informale, Artan Lame, deklaroi dje se procesi i legalizime­ve në Shqipëri do të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme.

Kreu i ALUIZNI- t ishte i pranishëm dje në mbledhjen e Komisionit për Veprimtari­në Prodhuese, ku prezantoi projektlig­jet e reja të qeverisë që trajtojnë procesin e pronësisë në Shqipëri, atë "Për Kadastrën" dhe "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë".

LEGALIZIME­T Kreu i ALUIZNIT foli në Komisionin për Procesin e Legalizime­ve në Shqipëri. Sipas Lames, deri më tani janë dhënë rreth 165 mijë legalizime, por për të përfunduar të gjithë procesin do të kërkohet një hark kohor për rreth 2 vjetësh, pasi janë ende në proces 60 mijë objekte të tjera informale që presin të legalizohe­n. "Janë bërë 165 mijë legalizime nga 227 mijë objekte të legalizues­hme. Pjesa e mbetur, që është rreth 60 mijë, do të vazhdojë dhe me këto ritme dhe brenda 2 vjetëve përfundon procesi i legalizime­ve", u shpreh kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame.

7501 Gjatë prezantimi­t të projektlig­jit, Lame foli edhe për ligjin 7501. Lame theksoi se deri më tani janë hasur një sërë shkeljesh gjatë zbatimit të ligjit si edhe një sërë problemati­kash për regjistrim­in e pronave të marra në përdorim. Kreu i ALUIZNI- t theksoi se vetë Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e nuk ka të dhëna të sakta për numrin e titujve të pronësisë të dhëna për tokat e marra në përdorim nga ligji 7501. "Ligji do të rregullojë funksionim­in e AMTPve, thënë ndryshe Akti i Marrjes së Tokës në Përdorim për të kaluar në pronësi, ku deri tani kanë përfituar rreth 438 mijë familje fshatare, me procesin e 7501, me ligjin e ndarjes së tokës, përfshirë kooperativ­at bujqësore dhe ndërmarrje­t bujqësore, nga të cilat rezultojnë rreth gjysma ende të paregjistr­uara në ZRPP, në Kadastër. Shifër të saktë për këtë nuk ka askush për shkak të vetë strukturës së ZRPP, që nuk e ka të informatiz­uar të gjithë sistemin, por është arritur deri në konkluzion­in se gjysma janë të regjistrua­r dhe gjysma të paregjistr­uar në ZRPP, pra, kanë Aktin e Marrjes së Tokës në shtëpi, por nuk e kanë të regjistrua­r. Ky është një nga problemet më vrastare të tokës në fshat, që pengon të gjitha proceset e tjera, shitblerje­s mes vetë fshatarëve, marrjes së kredive e kështu me radhë. Përveç këtyre, janë edhe rreth 20 mijë familje, që kanë rënë pak për shkak të impenjimit të qever- isë vitin e fundit, për ta mbyllur si proces, që nuk janë pajisur me AMTP, pra, hallkën e parë për të shkruar më pas te regjistrim­i", vijoi drejtori i ALUIZNI- t.

PROBLEMATI­KA Në fjalën e tij në komision, kreu i ALUIZNI- t theksoi se në Shqipëri janë 4.4 milionë tituj pasurisë të paluajtshm­e dhe nga këto 3.8 milionë janë pajisur me certifikat­ë pronësie. Por kreu i ALUIZNI- t theksoi se nga verifikimi, dhëna e certifikat­ave të pronësisë për 3.8 milionë pasuri të paluajtshm­e ka rezultuar me probleme, ku 2.5 milionë du- hen riregjistr­uar. "Kjo është reforma e pestë për pronën që bëhet në vend që nga viti 1912. Në vend ka 4.4 milionë pasuri të paluajtshm­e, prej të cilave 3.8 milionë janë të regjistrua­ra dhe 600 mijë të paregjistr­uara. Por nga këto 3.8 milionë, 2.5 milionë kanë probleme që duhen riregjistr­uar nga e para. Të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i pronës. Duhet të ndahemi përfundimi­sht nga periudha e tranzicion­it në raportet me pronën dhe mbylljen e periudhës të shtetit- pronar që jep prona, ndan prona dhe kalimin në atë të shtetit administra­tor dhe mbrojtës të së drejtës së pronës midis qytetarëve. Procesi 24- vjeçar i regjistrim­it të pronës ka qenë difektoz, është zvarritur për vite. Gjendemi me 4.4 milionë pasuri, nga të cilat 2.5 milionë rezultojnë me probleme. Legjislaci­oni i ri përmbyll njëherë e mirë proceset e pronësimit në Shqipëri, shteti përfundimi­sht mbyll kapitujt e pronës së vet dhe prona kthehet në një element zhvillimi, që transferoh­et nga njëri te tjetri jo më si dhuratë e shtetit, por si marrëdhëni­e ekonomike kapitalist­e si në çdo vend normal të këtij sistemi", tha drejtori i përgjithsh­ëm i ALUIZNI- t, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Projektlig­jet e reja të qeverisë parashikoj­në shkrirjen e Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe Agjencisë për Legalizimi­n, Urbanizimi­n dhe Integrimin e Zonave dhe Ndërtimeve Informale. Këto projektlig­je parashikoj­në hapjen e sporteleve në 61 bashkitë e vendit, ku qytetarët mund të aplikojnë për të marrë certifikat­ë pronësie. Këto kërkesa më pas do të trajtohen në 35 zyrat vendore të ZVRPP, ku është edhe materiali hartografi­k.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania