Panorama (Albania)

Mbi kërkesat e studentëve dhe ca yçkla të tjera!

Fjalimi i George Bush për të atin përlot sallën e Katedrales Kombëtare

- ARTAN FUGA

1. SHTETI TË DISTANCOHE­T NGA TAKSA QË VILET PËR NJË SHËRBIM PA KOSTO Një rast për ta përdorur për reformën e kuadrit financiar të arsimit universita­r publik dhe më gjerë! Paraprakis­ht dëshmoj se tarifa për provimet e mbartura nuk ka asnjë kuptim të ekzistojë...

Mijëra njerëz, nga personalit­ete të fuqishme apo njerëz të famshëm, ish- Presidentë dhe figura të larta të jetës politike apo publike, amerikanë apo të huaj, u mblodhën të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Uashington D. C., për të nderuar jetën dhe veprën e ish- Presidenti­t George H. W. Bush. Djali i tij, ish- Presidenti George W. Bush, ka mbajtur një fjalim duke lavdëruar babanë e tij, fjalim që ka shkaktuar të qeshura me batutat e Bush dhe lot në momentet kur zëri i tij dridhej dhe ai përlotej sa nuk mundte të vazhdonte rrjedhshëm fjalinë. “Ai kërkonte për pjesën më të mirë te çdo njeri dhe zakonisht e gjente”, tha Bushi i ti për të atin.

“Përmes lotësh, na lejo të ndjejmë bekimin që të njohëm dhe të deshëm. Një njeri shumë fisnik, babai më i mirë që mund të ketë një bir. Dhe në dhimbjen tonë, na lejo të buzëqeshim duke ditur se babai është tani me Robin ( bija që vdiq tre vjeç) dhe po mban dorën e mamit përsëri”, tha mes të tjerash Bushi i ri. Presidenti Trump e ka deklaruar të mërkurën një ditë kombëtare zie, ndërsa kombi kujton Presidenti­n 41- të të SHBA. Trupi i Bush është dërguar nga Capitol, Uashington, në Teksas të mërkurën pasdite. Familja e Bush është drejtuar me autokolonë në bazën “Andrews”, një bazë ushtarake amerikane në Maryland. Do të ketë një ceremoni nisjeje nga baza, përfshirë përshëndet­jen me 21 armë. Ndërkohë që arkivoli do të ngjitet në avion, një bandë do të luajë himnin “Goin’ Home” ( Duke shkuar në shtëpi). Familja Bush më pas do të fluturojë në Teksas, ku ish- Presidenti do të qëndrojë gjatë natës në Kishën Episkopale “St Martin” në qytetin Houston. Vendi ku Bushi i vjetër do të prehet do të jetë pranë gruas së tij, Barbara Bush, në tokën e familjes, në bibliotekë­n e tij presidenci­ale pranë “Texas A& M University”, në qytetin College Station. Përcjellja e fundit bëhet sot.

 ??  ??
 ??  ?? Çiftet presidenci­ale Trump, Obama, Clinton dhe Carter në homazhet për Bush
Çiftet presidenci­ale Trump, Obama, Clinton dhe Carter në homazhet për Bush
 ??  ?? Arkivoli i George H. W Bush duke u nxjerrë nga katedralja
Arkivoli i George H. W Bush duke u nxjerrë nga katedralja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania