Panorama (Albania)

Bënte zhurmë, fqinji plagos me thikë 36- vjeçarin

-

ELBASAN - Sherr me fqinjin për zhurmën, plagoset me thikë 36- vjeçari. Një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me një të plagosur me armë të ftohtë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan rreth orës 17: 00, ku i plagosur mbeti shtetasi A. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll". I riu u transportu­a me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku me dhënien e ndihmës së parë nga mjekët, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autor i ngjarjes është identifiku­ar shtetasi L. L., i cili ende nuk është kapur nga forcat e rendit. Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta dhe mësohet se është bërë shkak zhurma që bënte 36- vjeçari në banesën e tij. Kërkesa e fqinjit për të mos krijuar shqetësime për të duket se ka shkaktuar debat mes tyre duke bërë që situata të agravojë. Pas debateve, autori ka nxjerrë nga xhepi i pasmë thikën dhe e ka goditur autorin në këmbë. Pas kësaj, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia konfirmon se ka identifiku­ar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe ndërkohë që po punohet për kapjen e tij, pritet marrja në pyetje e të plagosurit për sqarimin e rrethanave të konfliktit mes dy fqinjëve, që për- fundoi me përdorimin e thikës.

"Policia identifiko­n dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjetë prerës ( thikë) të 36vjeçarit. "Më datë 05.12.2018, rreth orës 16: 50, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, shtetasi L. L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportu­ar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi Policia. m. s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania