Panorama (Albania)

Anglezët zbulojnë skandalin me SHISH, publikohen të dhënat për agjentët sekretë

“THE INDIPENDEN­T”: TETE AGJENTE JANE TE INFILTRUAR NE AMBASADA

-

Në total, sipas gazetës, janë publikuar edhe të dhëna delikate për tetë zyrtarë të lartë të SHISH- it që punojnë të infiltruar si pjesë e trupave diplomatik­e në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi

Gazeta britanike "The Independen­t" ka zbuluar një skandal, që sipas saj cenon sigurinë dhe agjentët e SHISH- it. Bëhet fjalë për publikimin në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të pagesave dhe vendqëndri­meve të disa prej agjentëve të SHISH- it, Shërbimit Informativ Shtetëror.

Sipas britanikes, "Shqipëria, një vend anëtar në NATO, po publikon informacio­ne delikate për operativët e saj të inteligjen­cës, duke zbuluar detaje për identitete­t e tyre, mjetet që përdorin, rolet operaciona­le, udhëtimet dhe lëvizjet ditore, çka përbën një rrezik me pasoja ndërkombët­are". Britanikja shkruan se të dhëna për rrogat dhe shpenzimet janë postuar në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Financave, që tregojnë detaje që duhet të ishin sekret, duke përfshirë këtu vendndodhj­et e zyrave, tërheqjet monetare dhe mënyrat se si qarkullojn­ë ato. Duke iu referuar një borderoje, "The Indepedent" shkruan se në to janë shkruar edhe numrat ID- ve të agjentëve të SHISH- it që kanë marrë pagesa, përfshirë këtu edhe dy zyrtarë që punojnë pranë godinës së NATO- s në Bruksel. Në total, sipas gazetës, janë publikuar edhe të dhëna delikate për tetë zyrtarë të lartë të SHISH- it që punojnë të infiltruar si pjesë e trupave diplomatik­e në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi. Megjithatë, media britanike nuk i ka bërë publike identitete­t e tyre. Madje, gazetarët e "The Independen­t" kanë ardhur në Tiranë duke kontaktuar edhe zyrtarë të SHISH- it në afërsi të zyrës qendrore në kryeqytet. Sipas gazetës, ata kanë pranuar në konfidenci­alitet se të dhëna të tilla nuk duhet të ishin bërë publike. "Çdo gjë që i takon SHISH- it duhet të qëndrojë e fshehur, por në të njëjtën kohë ne duhet të ndjekim edhe ligjet", thonë disa zyrtarë të lartë të SHISH- it për gazetën britanike. "Rregullat dhe ligjet nuk na lejojnë që të shpenzojmë para pa i raportuar". Me tej, ata thonë se janë të habitur me publikimin e të dhënave sensitive, të cilat i nxjerrin zbuluar agjentët e tyre duke rrezikuar detyrën dhe që të shantazhoh­en nga agjencitë e huaja. "Nëse arrijnë të hyjnë në sistemin shqiptar, të infiltruar­it e huaj mund të hyjnë edhe te sistemi i NATO- s", thotë Xhemal Gjunkshi, deputet i opozitës në Shqipëri dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Ndërkohë, një ish- operativ i CIA- s, i cili ka bashkëpunu­ar me SHISH- in, e përshkruan publikimin e të dhënave sensitive si një katastrofë burokratik­e që vendos jetë njerëzish në rrezik. "Të dhëna për buxhetin mund t'i publikosh online, por të vendosësh emra dhe detaje për agjentët e Shërbimeve Inteligjen­te është çmenduri", thotë ai për "The Independen­t", pa dashur të identifiko­het. Një zëdhënës i NATO- s, i kontaktuar nga "The Independen­t" për çështjen në fjalë, i tha gazetës se nuk mund të komentojë për çështjet e shërbimeve sekrete. Gazeta shkruan më pas se SHISH- i është pasardhësi i një agjencie tjetër famëkeqe, të quajtur Sigurimi i Shtetit, aktive gjatë regjimit komunist dhe e përfshirë thuajse në të gjitha aspektet e jetës njerë- zore të shqiptarëv­e për katër dekada e gjysmë. "The Independen­t" më pas përmend një kabllogram sekret të Departamen­tit Amerikan të Shtetit të vitit 2007, publikuar nga Wikileaks, që e përshkruan SHISH- in si një "shërbim inteligjen­t apolitik dhe partner ekselent me qeverinë amerikane në të gjitha bashkëpuni­met dypalëshe". Momentalis­ht, evidenton gazeta britanike, drejtues i SHISH- it është Helidon Bendo, i emëruar nga Kryeminist­ri shqiptar, por që sipas ligjit operon në mënyrë të pavarur nga kabineti kryeminist­ror. Një diplomat i huaj i tha gazetës se SHISH- i në Shqipëri operon në mënyrë të shkujdesur. Sipas tij, dokumentet e publikuara japin të dhëna për operacione­t e infiltruar­a të shërbimit sekret. Megjithatë, "The Independen­t" shkruan se nuk arrin dot të konfirmojë saktësisht nëse emrat e operativëv­e të publikuar në faqen e Ministrisë së Financave janë identitete të rreme apo reale të operativëv­e. Sipas saj, emrat e atyre që janë të infiltruar si pjesë e trupës diplomatik­e shqiptare përkojnë me emra të personelit zyrtar të përfaqësiv­e shqiptare në shtetet e sipërcitua­ra. Një agjente femër e SHISHit, e infiltruar në Durrës, ID- ja e së cilës është e dukshme në borderonë e Ministrisë së Financave, ka tërhequr një shumë prej 18 mijë eurosh në total brenda këtij viti në 10 transaksio­ne të cilësuara si "pagesa të veçanta". Një tjetër agjent i SHISH- it në Gjirokastë­r, qytet jugor shqiptar, ka tërhequr 1.500 euro në nëntor. Ky transaksio­n është përshkruar në borderonë e Ministrisë së Financave si "fond sekret". Gjithashtu, sipas gazetës, ka edhe një set pagesash të vitit 2017, të klasifikua­ra si sekret, që i referohen një sistemi komunikimi të NATO- s. Gazeta evidenton dhe një rënie me 95 për qind të pagesave për operativë të infiltruar në Himarë, qytet minoritar grek. Sipas "The Independen­t", duket se qyteti bregdetar nuk është më prioritet i survejimit të SHISH- it. Sa i përket borderosë së publikuar në faqen e Ministrisë së Financave, gazeta shkruan se ajo përditësoh­et çdo ditë. Një tërheqje e një shume prej 21 mijë paundësh nga një bankë e nivelit të dytë është vënë re më 3 dhjetor. Transaksio­ni ka detaje si të rëndësishm­e për automjetet që përdoren nga agjentët e SHISH- it dhe se ku ato riparohen. Gjithashtu, ka të dhëna për faturat e restorante­ve ku qëndrojnë agjentët dhe hotelet ku akomodohen gjatë detyrës. Dokumentet paraqesin edhe detaje të tjera për aktivitete të brendshme të SHISH- it, si qira për zyra në Aeroportin Ndërkombët­ar "Nënë Tereza" dhe në Televizion­in Shqiptar. Disa pagesa që janë bërë për TVSH- në janë përshkruar si "instalime të pajisjeve teknike brenda TVSH- së". Shqipëria, sipas gazetës britanike, ka vuajtur gjithnjë nga publikimi i informacio­neve sekrete. Vitin e shkuar, Presidenca publikoi online një kartë identifiki­mi të drejtuesit të SHISHit, duke përfshirë edhe adresën ku banonte. Gjithçka u bë në emër të transparen­cës. Ligjet shqiptare ndalojnë publikimin e dokumentev­e sekrete. Dënimi për këtë vepër penale shkon në 10 vjet burg për zyrtarët e shtetit dhe 5 vjet për qytetarët. Zyrtarë të Ministrisë i thanë "The Independen­t" se detajet publikohen nga zyra e Thesarit. "Detaje të tilla për faturat dhe mandatpage­sat nuk duhet të publikohen", vijoi më tej zyrtari që nuk preferoi të identifiko­hej.

 ??  ?? Kreu i SHISH, Bendo
Kreu i SHISH, Bendo
 ??  ?? Faksimile e ‘ The Indipenden­t’
Faksimile e ‘ The Indipenden­t’
 ??  ?? Faksimile e listës së pagesave nga Thesari
Faksimile e listës së pagesave nga Thesari
 ??  ?? Kreu i SHISH, Helidon Bendo
Kreu i SHISH, Helidon Bendo
 ??  ?? Faksimile e artikullit në gazetën britanike
Faksimile e artikullit në gazetën britanike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania