Panorama (Albania)

Do vinin për Kaçifas, Policia ndalon 200 ekstremist­ë e deputetin grek

“Kam ngushëllua­r familjen e Petrit Zifles që u vra në Greqi”

-

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një reagim për mediat lidhur me akuzat se po mban qëndrime të njëanshme për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Greqi dhe Shqipëri. Në reagim thuhet se kryepeshko­pi Anastas Janullatos ka shprehur ngushëllim­e si për familjen e Konstantin­os Kaçifës, ashtu edhe për familjen e shqiptarit të vrarë në Greqi, Petrit Zifla. Për këto qëndrime, në reagim thuhet se Janullatos ka marrë kërcënime si nga ekstremist­ët në Greqi, ashtu edhe nga ekstremist­ët në Shqipëri. "Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se kryepeshko­pi Anastas u interesua dhe shprehu ngushëllim­et e tij vetëm për familjen Kaçifas dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësish­t i pavërtetë! Kryepeshko­pi Anastas ka ngushëllua­r të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllim­et e tij familjes Zilfa më 5 dhjetor 2018. Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se kryepeshko­pi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësish­t kërcënimev­e, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremist­e të të dy vendeve. Qarqe të mirinfor- muara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se për 27 vite, kryepeshko­pi Anastas lufton për paqen, mirëkuptim­in dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve", thuhet në reagim.

Kryepeshko­pi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësish­t kërcënimev­e që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremist­e të të dy vendeve

 ??  ?? Deputeti Nikolopulo­s
Deputeti Nikolopulo­s
 ??  ?? Kryepeshko­pi Anastas Janullatos
Kryepeshko­pi Anastas Janullatos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania