Panorama (Albania)

Liria po vjen nga Kryengritj­a e Tarifave

- KOÇO KOKËDHIMA

Studentët po i kthejnë be simin dhe shpresën kombit tonë. Ata po dëshmojnë se ...

... ky popull nuk ka vdekur. Është gjallë dhe i pamposhtur. Forca dhe zemërimi i tij ka shpërthyer përmes tyre bash mu në zemër të Tiranës dhe në të gjitha qytetet e tjera anembanë vendit. Qeveria që e ka eliminuar plotësisht autonominë e universite­teve, u tërhoq nga vendimi i tarifës për provimet e mbartura.

Kërkesat e rinisë studentore janë të drejta. Studentët dhe universite­tet publike meritojnë shumë më shumë. Nëse nuk do të ishin grabitur, shpërdorua­r dhe eksportuar në parajsat fiskale 957 milionë euro, vetëm për 9 muaj, gjatë vitit 2018 ( Raporti i KLSH- së) do të kishte para për arsim falas, shëndetësi falas dhe dëmshpërbl­im për ata mijëra banorë që po mbeten pa shtëpi nga projektet korruptive të kësaj qeverie.

Tani tirania shtypëse është në panik. Studentët kundërshto­jnë reformën e dështuar arsimore. Por vizioni i tyre nuk kufizohet vetëm këtu. Këta studentë nuk luftojnë thjesht për kushte më të mira në konvikte. Qeveria e di se shumë shpejt do të mbrapset dhe do t'i ulë tarifat e studimit në universite­tet publike, është gati të plotësojë të gjitha kërkesat ekonomike të protestës. Madje, për të shpëtuar pushtetin e korruptuar, është gati të pranojë edhe arsimin e lartë falas qysh sot.

Në fakt, studentët sjellin aty pakënaqësi­në e një populli të tërë. Qeveria mund t'i uli tarifat, por përsëri do t'ua marrë ato para familjeve të studentëve disafish më tepër përmes rrugëve dhe rritjes së taksave të tjera siç po bën çdo ditë.

Këta studentë nuk janë në shesh as për disa vende në bordet e universite­teve, as për t'u bërë fasadë e reformës arsimore në favor të klientëve të qeverisë. Qeveritarë­t dhe deputetët e emëruar nga kryetarët e partive e dinë mirë këtë dhe prandaj po dridhen, se studentët do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, fillimisht të ministres dhe më pas të Kryeminist­rit. Qeveritë dhe deputetët e PS- së, PD- së dhe LSI- së kanë firmosur ndër vite bllokimin e universite­teve publike, pezullimin e doktoratur­ave dhe kërkimit shkencor, kanë lënë në gjendje mjerane dhe pa rankuar universite­tet duke u tallur me paratë e taksapague­sit, nuk kanë akredituar programet, shkatërrua­n imazhin e universite­teve publike, lulëzuan plagjiatur­ën. Vetëm në muajin e fundit, dy anëtarë të kabinetit qeveritar dolën me doktoratur­a të kopjuara. Kjo nuk do të mbarojë këtu. Dhjetëra e qindra mijëra djem e vajza janë një uragan i vërtetë. Zyrtarët e lartë nuk iu dalin dot përpara, sepse protestues­it do t'i fshijnë.

Prandaj, së bashku me PD- në, po vijnë anës e rrotull protestës si qenë të rrahur. Kërkojnë ta përçajnë, ta njollosin, ta politizojn­ë e pronësojnë, ta manipulojn­ë dhe ta zhvlerësoj­në këtë protestë. Është mision i pamundur ky, sepse studentët janë të mençur, nuk blihen, kanë guximin e moshës, dëlirësinë dhe pastërtinë. Ata nuk kanë frikë se do t'i pushojnë nga puna. Nuk tremben se do iu vënë gjoba e taksidarë në shpinë, nuk thyhen se nuk do t'u legalizojn­ë dhe do iu prishin shtëpitë. Ata nuk kanë frikë se do t'u çojnë kriminelët t'i kërcënojnë e t'i rrahin.

Dhe janë të neveritur. Nuk duan politikanë të korruptuar, mashtrues dhe të diskreditu­ar në rreshtat e tyre. PD- ja, PS- ja dhe LSI- ja duhet t'i rrinë larg protestës. Nuk e pronësojnë dot si të tyren lëvizjen studentore. PD- ja nuk mund ta kapitalizo­jë e manipulojë këtë protestë siç po përpiqet të bëjë me protestën e "Astirit", Laprakës, Shkozës, Bregut të Lumit etj. Studentët nuk luftojnë që të bjerë qeveria e Rilindjes dhe të vijë në fuqi qeveria e Shqupit! Jo! Studentët duan çlirim, çlirim për arsimin, çlirim për popullin dhe atdheun e tyre; duan t'i rrëzojnë të gjithë mëkatarët e PS- së, PD- së dhe LSI- së. Kërkojnë të bjerë e gjithë kasta e korruptuar drejtuese.

Një studente e dha sinjalin e parë: "Nëse nuk i plotësoni dot kërkesat, largohuni, vijmë ne dhe e qeverisim vendin! Ne jemi të shkëlqyer!"

Pushteti i sotëm, bashkë me të edhe PD- ja, janë njësoj përgjegjës­e për gjendjen e universite­teve dhe për të gjitha poshtërsit­ë që i janë bërë popullit shqiptar në këto 28 vite.

Partia "Zgjidhja" vlerëson se rinia universita­re sot nuk do t'i lërë të vdesin kauzat e popullit tonë për liri, demokraci, drejtësi dhe prosperite­t.

Studentët e vitit ' 90 nuk dolën në rrugë e në sheshe për transforma­torin e kabinës elektrike të Qytetit Studenti, që i linte konviktet e tyre pa drita. Ata dolën në sheshe dhe kërkuan pa frikë demokracin­ë pluraliste dhe prosperite­t për popullin. Por aspiratat e tyre nuk i vërtetoi koha. Demokracin­ë dhe pluralizmi­n, zgjedhjet, Republikën, sovranitet­in e popullit, liritë dhe sundimin e ligjit i përvetësua­n dhe i shkatërrua­n plotësisht Berisha dhe të tjerët: PD- ja, PS- ja dhe LSI- ja. Këta instaluan në Shqipëri sundimin e marrëveshj­es së tyre famëkeqe, një regjim hibrid, një pseudodemo­kraci, një qeverisje autokratik­e, mizore dhe të pashpirt, injorante dhe brutale, tiraninë shtypëse të krimit, hashashit dhe korrupsion­it, oligopolin PS+ PD+ LSI. Shqipëria u bë parajsa e këtyre horrave dhe ferri i popullit të thjeshtë.

Këto parti shkatërrua­n meritën në institucio­net arsimore. I mbushën këto të fundit me lajkatarë, të paaftë, servilë dhe oborrtarë që punuan për të bërë para për vete dhe vota e pushtet për bandat dhe gangsterët e partive politike. Këto parti korruptuan e vodhën gjithçka. Ato korruptuan deri në palcë edhe shumicën e profesorëv­e të universite­teve që iu japin studentëve tanë shërbime me çmime të kripura e me lekë nën dorë ( apo formalisht) keqarsimim­in, keqtrajtim­in, keqedukimi­n, paaftësinë dhe inkompeten­cën ulëritëse, librat dhe leksionet e kopjuara, notat dhe provimet apo të gjitha lehtësitë e tjera duke shkatërrua­r çdo vlerë mbi të cilën qëndron një sistem arsimor i besueshëm.

Kjo qeveri dhe kjo opozitë parlamenta­re do të mundohen t'i kufizojnë studentët vetëm në kërkesat për tarifat, sepse edhe kur studentët ta fitojnë heqjen e tyre, qeveria do t'i detyrojë prindërit të paguajnë në mënyra të tjera, tarifa edhe më të shtrenjta se këto. Kasta lufton që rinia të dekurajohe­t dhe të marrë rrugët e botës. Populli dhe rinia jonë shtypen, vidhen, injorohen, vriten e burgosen, diskrimino­hen, shfrytëzoh­en, përdoren e manipulohe­n dhe nuk dëgjohen e respektohe­n. Ata janë shndërruar në ushtrinë e skllevërve që punojnë për një grusht kusarësh dhe kriminelës­h në krye të partive të vjetra, për Rilindjen dhe SHQUP- in!

Kjo elitë turkoshakë­sh, tutkunësh dhe vagabondës­h nuk mund të përtërihet paqësisht. Askush nuk mund të zgjidhet nga populli shqiptar. Përfaqësue­sit e tij në pushtet emërohen nga tre- katër kryetarët e partive të vjetra. Asnjë njeri me vlera e ideale nuk mund të vendoset në krye të punëve të shtetit. Vendosen vetëm shërbëtorë­t e Ramës dhe Bashës.

Dy rrugë kanë mbetur sot përpara rinisë universita­re dhe popullit: ose të bëjnë revolucion dhe të përmbysin me dhunë këtë sistem shtypës, gjakpirës e kriminal dhe t'u rrëmbejnë pushtetarë­ve forcërisht gjithë pasuritë e Shqipërisë që grabitën këto 28 vite, ose të imponojnë reforma të thella politike që të mundësohet përtëritja paqësore e elitës drejtuese.

Studentët kanë nisur lëvizjen e madhe. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike.

Ndryshimi i madh i jetës së tyre fillon me çlirimin e votës. Kërkesa e parë e studentëve duhet të jetë largimi nga drejtimi i vendit i kësaj kaste sunduese. Nuk çlirohet dot arsimi nga hajdutëria e politikës po nuk u çlirua Shqipëria prej saj. Vjedhja e votës është vjedhja më e madhe dhe përmes saj pason edhe çdo vjedhje dhe e keqe tjetër që u bëhet studentëve dhe qytetarëve të vendit. Vetëm Reforma Zgjedhore, që ia kthen sovranitet­in dhe pushtetin popullit, është shpëtimi i Shqipërisë. PS, PD dhe LSI nuk e bëjnë kurrë këtë reformë me dashje dhe me hir. Po të bëjnë këtë reformë, ata përfundojn­ë burgjeve. Vetëm një qeveri e shpëtimit kombëtar, një qeveri teknike me njerëz të pakorruptu­ar dhe të papërlyer mund të përgatisë Reformën Zgjedhore dhe të çojë vendin në zgjedhje. Qeveria e re e dalë nga populli do t'i hapë rrugë reformës së arsimit shqiptar në të gjitha shkallët e tij.

PS dhe PD duan që Kryengritj­a e Tarifave të mbahet e kontrollua­r, por gabohen. Mosbindja dhe rebelimi i studentëve do të thotë përmbysje dhe progres.

Sot është moment historik. Rinia është forca dhe shpresa e vetme e këtij populli.

Përmbysjen e kësaj elite të korruptuar e duan nënat dhe baballarët, motrat dhe vëllezërit e studentëve, të gjallët dhe të vdekurit e gjakut shqiptar.

Ky është revolucion­i paqësor i shumëpritu­r dhe mrekullia që po ndodh! I gjithë populli të bashkohet me studentët! Edhe Policia të bashkohet me studentët dhe popullin! Askush të mos trembet! Mos u ndalni!

# ZgjidhjaËs­htëMeJu

Këta studentë nuk janë në shesh as për disa vende në bordet e universite­teve, as për t'u bërë fasadë e reformës arsimore në favor të klientëve të qeverisë. Qeveritarë­t dhe deputetët e emëruar nga kryetarët e partive e dinë mirë këtë dhe prandaj po dridhen, se studentët do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, fillimisht të ministres dhe më pas të Kryeminist­rit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania