Panorama (Albania)

“Fast Track”, shërbim i ri për të marrë tapinë e shtëpisë

Lehtësi për kontratat e shitjes si edhe për rifreskimi­n e një kartele

-

Për rifreskimi­n e një kartele apo harte, për zhbllokimi­n e një pasurie në bankë apo për kontratat e dhurimit dhe shitjes, të cilat janë edhe praktikat më të shpeshta në Hipotekë, qytetarët nuk do të duhet më të vihen në listë pritjeje.

Me anë të shërbimit "Fast Track" ose "Shërbimi i shpejtë për 24 orë" këto dokumente do të mundësohen brenda ditës për qytetarët, duke kursyer mundin, por njëkohësis­ht edhe pritjen disaditore. Ky projekt pilot do të nisë zbatimin, fillimisht në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për t'u shtrirë deri në mars të vitit që vjen në të gjitha ZVRPP- të. "Qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë për shërbime të tilla si: Kontratë shitje apo dhurimi; Rifreskim kartele dhe harte; Bllokim/ zhbllokim pasurie në bankë etj., pranë dy sporteleve të dedikuara të agjencisë ADISA dhe përgjigja u shkon një ditë më pas në shtëpinë apo zyrën e tyre përmes Postës Shqiptare. Më parë, afati kohor i ofrimit të këtyre shërbimeve shkonte deri në 9 ditë", bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

GJONAJ E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi, ministrja Etilda Gjonaj tha se realizimi praktik i shërbimit të ri nuk ishte aspak i lehtë, për shkak të ndryshimev­e strukturor­e dhe procedural­e që duheshin kryer, por me angazhimin e plotë të strukturav­e përkatëse u bë e mundur që ai të vihej në funksionim në kohë. "Fast Track" është një lehtësi shumë e madhe për qytetarët dhe për disa kategori të caktuara biznesi, siç janë not- erët, ndërtuesit, bankat apo përmbarues­it, të cilët do të kenë tashmë mundësinë të marrin shërbime në një kohë shumë të shkurtër dhe në të njëjtën kohë të mundësojnë edhe ato një shërbim më cilësor për klientët e tyre", ka vënë në dukje ministrja Gjonaj. REFORMA Prej janarit do të nisë funksionim­in edhe Agjencia Sh- tetërore e Kadastrës, një strukturë e re, e cila do të ketë në ngarkim të gjitha çështjet e pronësisë. Nëpërmjet bashkimit nën një çati të të tre institucio­neve siç janë ATP, ALUIZNI dhe Hipoteka synohet që të shmangen vonesat dhe njëherazi burokracit­ë, që kanë shoqëruar ndër vite të gjitha çështjet që lidhen me pronësinë. "Qëllimi është zgjidhja njëherë e mirë e problemati­kave të lidhura me pronën. Qeveria Shqiptare ka si synim të konsolidoj­ë përfundimi­n e dhënies së titujve të pronësisë nga ligjet e posaçme dhe më pas administri­min korrekt të tyre mbi bazën e një regjistri kadastral mbarëkombë­tar, që rrit sigurinë juridike një këtë fushë", theksoi ministrja. Në fund të muajit nëntor Qeveria miratoi edhe dy projektlig­je mbi bazën e të cilave do të funksionoj­ë edhe ASHK. Sipas draftit "Për Kadastrën" për regjistrim­in e pronës në emrin e tyre, qytetarët do të kenë një muaj afat. Nëse kërkesa për regjistrim paraqitet përtej afatit 30- ditor, përveç tarifës së regjistrim­it, kërkuesi do të duhet të paguajë edhe një faturë ekstra për çdo ditë vonesë, e barabartë kjo me 10 për qind të tarifës së regjistrim­it, por jo më shumë se 300 mijë lekë. Janë me qindra familje të cilat nuk kanë mundur të marrin dokumentin e pronësisë. Arsyet e këtyre vonesave nuk lidhen vetëm me qytetarët, por edhe me institucio­nin e Hipotekës që nuk iu është përgjigjur në kohë interesit të tyre. Një problemati­kë kjo, që do të marrë zgjidhje me reformën e nisur.

 ??  ?? Ministrja Gjonaj, dje në ceremoninë e përurimit të “Shërbimit 24 orë”
Ministrja Gjonaj, dje në ceremoninë e përurimit të “Shërbimit 24 orë”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania