Panorama (Albania)

Prapaskena­t e protestës, kush janë “udhëheqësi­t” e studentëve dhe pse nuk pranojnë ndikim politik

-

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehet e gatshme të ulet kurdo në bisedime për të dëgjuar shqetësime­t e tyre, si të vetmen rrugë për të shkuar drejt zgjidhjes së problemit. "Ua kam thënë çdo ditë pas çdo kërkese. Të fillojmë komunikimi­n dhe dialogun. Unë jam e gatshme, kur, si dhe ku ata e mendojnë të jemi bashkë për të adresuar çdo shqetësim që ata kanë. Është shumë e rëndësishm­e që ky dialog të fillojë dhe kjo protestë dinjitoze të sjellë një gjithëpërf­shirje për të modernizua­r të gjithë institucio­net tona të arsimit të lartë", ka thënë ministrja në një lidhje direkte për "News 24". Ajo ka lënë shteg të hapur për plotësimin e kërkesës së parë të studentëve, përgjysmim­in e tarifave, por edhe kjo kërkon medoemos paraprakis­ht dialog me titullarët e universite­teve e fakultetev­e. "Të ulemi dhe ta diskutojmë me rektorë e dekanë, pasi tarifat nuk përcaktohe­n nga qeveria, por nga institucio­net e arsimit të lartë. Kemi dëshirën për një proces konkret për shqetësime­t që ata kanë", tha ministrja duke mos përjashtua­r as mundësinë për ndryshime në ligjin e arsimit të lartë, të cilën e cilëson si një reformë joperfekte. Në komunikimi­n gjatë edicionit informativ, Nikolla pranoi se këto ditë protestash ka reflektuar shumë duke menduar disa zgjidhje të situatës, deri edhe te dhënia e dorëheqjes. "Kam menduar shumë gjëra, por ajo që më shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa". Të njëjtin qëndrim thotë se mban edhe Kryeminist­ri. "Rama ndjek me shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe Kryeminist­ri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur përpara me shumë çështje që studentët ngrenë", theksoi Nikolla duke shfrytëzua­r më vonë edhe rrjetet sociale për të komunikuar me studentët, pas refuzimit direkt. Me një varg të gjatë pyetjesh, ajo këmbëngul për dialog dhe jo ultimatume, siç kanë bërë studentët. "Si ka mundësi që të protestohe­t dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t'i shtrosh në tryezë kërkesat? Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problemati­ka komplekse e universite­tit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht? Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë?", shkruan Nikolla në "Facebook". Sa i takon tarifës së shkollimit, ajo ua hedh topin universite­teve, të cilat janë ato që i kanë në dorë, ndonëse MAS- i përcakton çmimin tavan.

 ??  ?? STUDENTET, DJE NE PROTESTE
STUDENTET, DJE NE PROTESTE
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania