Panorama (Albania)

Katër ditë protestë studentore, kush e mban gjallë revoltën

Studentët: Protesta s'ka dhe nuk do të ketë udhëheqës. Ajo është e studentëve. Na janë bërë shumë padrejtësi, nuk duronim dot më

-

Protesta që ka ngjallur shpresë te të gjithë e që është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve, nuk ka dhe nuk do të ketë një udhëheqës.

Vendimet merren aty për aty dhe përfshihen shumica. Kjo është arsyeja përse një grusht të rinjsh nuk mund të shkojnë as në zyrën e Ministrisë e as atë të Kryeminist­rit për të komunikuar. Së paku kështu pretendojn­ë studentët. "Ne vendosim unison. Te ne nuk ka përfaqësi. Ne duhet t'ua bëjmë të qarta të gjitha kërkesat tona të gjithëve, që s'kemi asnjë lloj lidhje me organizatë­n që punon undergroun­d për ta manipuluar këtë protestë. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjithë kërkesat tona", thotë i riu Agret Tafaj i ftuar në "Kjo javë" në "News 24". Pavarësish­t stërkëmbës­have politikë që po tentojnë ta shuajnë revoltën studentore duke i përçarë, ata thonë se nuk do t'i lejojnë. Kjo është edhe arsyeja përse axhenda e tyre shmang kalimin përpara Kryeminist­risë, pasi çështja e tyre nuk duhet të kthehet në politike. E madje, as t'u bashkëngji­ten protestues të tjerë. Kërkesa e tyre është e qartë. Pranim pa kushte të pikave të parashtrua­ra. "Ne nuk jemi revolucion­arë. S'jemi për ta rrëzuar qeverinë. Ajo çka duam janë kushtet tona dhe ne si studentë të kemi mirëqenie. Në këtë moment s'kemi asnjë lloj lidhje me qeverinë. Protesta jonë ka qenë paqësore", nënvizon studenti Tafaj. Të njëjtin qëndrim mban edhe i ashtuquajt­uri Këshilli Kombëtar Studentor, një emër që qarkullon në rrjete sociale që prej se nisi revolta. Ndërsa duhet theksuar se të interesuar­it janë bërë pjesë e një networku në Whatsapp "Protesta", ku njoftohet dhe komunikohe­t për hapat e radhës. Por në asnjë moment nuk lejojnë krijimin e një përfaqësie, qofshin këta dhe përfaqësue­s të këshillave studentorë. Thirrja për t'u bash- kuar pro studentëve qëndron, por me tri kushte: mbështetja e kauzës, mospjesëma­rrja në parti politike si dhe mospërdori­mi i dhunës.

ORIGJINA E REVOLTËS

Revolta e studentëve të Fakultetit të Urbanistik­ës dhe Arkitektur­ës, nisur ditën e martë të kësaj jave, ka shërbyer si një syth i shpërthimi­t të një mali pakënaqësi­sh të studentëve, të cilat duket se ishin akumuluar prej kohësh. "Kishim kohë që e shihnim që studentët ishin të pakënaqur. Në momentin që studentët e Arkitektur­ës u çuan ishte shkëndija e parë, të gjithë diskutonim me njëri- tjetrin se çfarë do bëjmë? Ditën e dytë u mblodhëm të gjithë për të ardhur këtu ku jemi sot", thotë Skerd Nazifi për Nisida Tufën në "Kjo javë". Ndërkaq, arsyes së mësipërme, studentët i shtojnë edhe vendimin e fundit të qeverisë për tarimin shtesë për provimet e mbartura. "VKM- ja që doli në maj na zgjoi ne studentëve të gjithëve: ne po shkelemi ditë për ditë e me çfarë po na shpërblehe­t?! Nëse ne do ishim të kënaqur nga mësimdhëni­a, nga kushtet në fakultete nuk kishim arsye përse të protestoni­m. Duke qenë se pakënaqësi­të po shtoheshin, sigurisht që do vinte një moment që do shpërtheni­m". Të rinjtë janë të vendosur për të mos u ndalur duke mos llogaritur as kthimin në auditorë pa një përgjigje e cila nuk negociohet, por thjesht arrihet.

 ??  ?? Dy nga studentët protestues duke folur në “News 24”
Dy nga studentët protestues duke folur në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania