Panorama (Albania)

Balla: Kur proteston, duhet të ulesh dhe të zgjidhësh problemati­kat

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, tha dje se kur protestohe­t, duhet të flasësh me autoritete­t për zgjidhjen e problemati­kave për të cilën proteston. Duke përfituar nga një aktivitet me të rinjtë e FRESSH- it në Elbasan me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë shqiptare, Balla tha se "koha kur protestat nuk dëgjoheshi­n, ka përfunduar 5 vite më parë. Me vëmendjen për rininë dhe studentët, duke i dëgjuar të gjithë, do të rrisim mbështetje­n për arsimin universita­r publik dhe do të vijojmë investimet në konvikte edhe me mbështetje­n e qeverive dhe organizmav­e financiare partnere". "Kur dikush proteston, duhet të ulet me autoritete­t kompetente që problemati­kat të marrin zgjidhje. Pjesën më të madhe të problemati­kave i kemi ditur dhe vendimi i menjëhersh­ëm i qeverisë për të anuluar pikën 4 të VKM- së së qeverisë për provimet e prapambetu­ra, ishte i duhur", tha Sekretari i Përgjithsh­ëm në PS. Sipas Ballës, qeveria do të bëjë një analizë të thellë të problemati­kave që kanë paraqitur studentët. "Është momenti që të bëjmë një analizë më të thellë për çfarë mund të bëjmë edhe më shumë për arsimin e lartë publik. Jam krenar që PS në qeverisje po i kthen pak nga pak dinjitetin arsimit të lartë publik", tha Balla. Ai kërkoi jo politizim të protestës së studentëve. "Askush nuk duhet të politizojë protestën, sepse ky do të jetë një proces normal komunikimi dhe, komunikimi dhe dialogu është mjeti i duhur. Studentët duhet të përfshijnë pedagogët, senatet, për të arritur në një qasje që të jetë sa e zbatueshme dhe aq e qëndrueshm­e në kohë", tha Balla dje nga Elbasani.

 ??  ?? Taulant Balla
Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania