Panorama (Albania)

Dita e Rinisë, Meta mbështet protestën e studentëve

“Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërish­t studentët”

- Presidenti Meta

Presidenti Meta ka kujtuar dje Ditën e Rinisë, duke vlerësuar kontributi­n e studentëve të vitit 1990 si katalizato­r në ndryshimin e sistemit në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Presidenti Meta theksoi se studentët e kthyen 8 dhjetorin e vitit 1990 në ditën e lirisë. “Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore ‘ E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ dhe ‘ Liri- Demokraci’, për të shndërruar 8 Dhjetorin në ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës”, u shpreh Meta. Krahas kësaj, në postimin e tij, Presidenti vlerësoi rolin e Azem Hajdarit si udhëheqës i Lëvizjes Studentore të vitit 1990. “Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajë e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektua­lë për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar. Jehona e thirrjeve ‘ Liri- Demokraci’ dhe e ‘ E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar”, shkruan Meta. Në shkrimin e tij në “Facebook”, Presidenti heq një paralele ndërmjet protestave të studentëve të vitit 1990 dhe protestave të ditëve të fundit të studentëve para Ministrisë së Arsimit. Për këtë, Presidenti jep inkurajimi­n e tij në mbështetje të kauzës të studentëve, që vijojnë protestat e tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit. “Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërish­t studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembull­t, të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri”, thekson Presidenti Meta në postimin e tij.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, me nota kritike është shprehur se ndryshimi nuk duhet të ndodhë nën letër, por në realitet. Majko, si një dhjetorist i ‘ 90, përshëndet protestën e studentëve, duke i falënderua­r ata se po i qartësojnë pushtetit se si duhet të reagojë. Përmes një statusi në “Facebook”, Majko ka uruar përvjetori­n e Lëvizjes së Dhjetorit, duke e quajtur atë si “Dita e ndryshimit”. “Gëzuar përvjetori­n e Lëvizjes së Dhjetorit dhe Ditën e Ndryshimit. Sot ‘ ndryshimi’ lëviz midis një të majte reflektues­e dhe një të djathte përkujtues­e. Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin. Sot studentët dhe politika ‘ festojnë’ të ndarë. Faleminder­it studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet, por ndodh. E majta reflektues­e do ta bëjë dallimin. Ajo që vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur”, shkruan Majko. Pak ditë më parë, ministri i Diasporës foli për marrëdhëni­et brenda PS dhe qeverisë. Sipas tij, nuk duhen parë diferenca mes një socialisti dhe një rilindësi në PS, por ajo që prodhojnë në pushtet. “Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindësi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu yt që është më i ri dhe po e quajmë rilindës, kjo do ishte qesharake. Tek unë s’ka asnjë diferencë. Aktualisht, në PS ka një prurje goxha të madhe, sidomos pas 2013- s. Dikush mund t’i quajë rilindës, dikush mund t’i quajë me një emër tjetër, ç’rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS- ja në pushtet. Sot janë prodhim i pushtetit, nesër mund të jenë prodhim i të qenit në opozitë. Në thelb, kështu krijohen politikanë­t. Nuk krijohen në mënyrë tjetër, si qofte”, u shpreh Majko pak ditë më parë.

Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërish­t studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembull­t, të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania