Panorama (Albania)

Hajdari: Jam gati të lë mandatin për t'iu bashkuar studentëve

-

Deputetja e PD- së, Rudina Hajdari, paralajmër­oi se është gati të lërë mandatin e saj të deputetes për t'iu bashkuar studentëve që protestojn­ë çdo ditë përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Në një fjalë të shkurtër përpara bustit të babait të saj, Azem Hajdarit, deputetja e PD- së u kërkoi demokratëv­e t'u bashkohen studentëve në kauzën e tyre të drejtë. "Sot dua t'i bëj një betim tim eti, t'iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin tim për t'iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund. Prandaj, sheshi i ' Demokracis­ë' sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë t'u bashkohemi studentëve", tha Hajdari. Deputetja e PD- së falënderoi ishstudent­ët e dhjetorit ' 90 për kontributi­n që dhanë për ardhjen e demokracis­ë dhe kujtoi se ka ardhur koha për një demokraci të re. Hajdari pranoi se të rinjtë e kanë humbur besimin te klasa politike dhe bëri thirrje për një ringritje për t'i treguar vendin kastës politike. "Falënderoj ishstudent­ët e dhjetorit, si dhe çdo njeri që luftoi për demokracin­ë, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, për një demokraci që nuk zhvat dhe largon të rinjtë jashtë Shqipërisë. Ne e kemi vendin këtu dhe ne këtu do të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa. Njerëzit kanë humbur shpresën dhe njerëzit janë varfëruar. Njerëzit kanë humbur shpresën te politikanë­t, kanë humbur shpresën te çdo njeri. Ata e bënë detyrën e tyre, tani duhet ta bëjmë ne. Të çohemi sot dhe t'i themi kësaj kaste politike që ka korruptuar vendin që demokracia është e jona, vendi është i yni. Ne nuk do të largohemi nga këtu, unë kurrë nuk do të largohem nga Shqipëria", u shpreh deputetja e PD- së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari deklaroi se nëse studentët do të japin konfirmimi­n që ajo të jetë pjesë e protestës, do të bashkohet menjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania