Panorama (Albania)

Basha: Njerëzit e bashkuar mposhtin edhe diktaturat

Ish- Kryeminist­ri Berisha: Berisha: Sot kemi një dhjetor të dytë, kundër regjimit të Ramës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ish- Kryeminist­ri dhe lideri historik i PD- së, Sali Berisha, u rikthye më 8 dhjetor në Qytetin Studenti, ku 28 vite më parë studentët të udhëhequr nga Azem Hajdari vendosën të sfidojnë dhe përballen me regjimin komunist.

Berisha ka kujtuar ditët e dhjetorit ' 90 si më të vështirat, por njëkohësis­ht edhe si ditët ku përjetoi mrekullinë më të madhe të jetës së tij, ardhjen e demokracis­ë. "Ditë si kjo janë ditë kujtimesh, mbresash. Në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngata­ve emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit ' 90 janë ditët e gjenezës në këto tri dekada të kombit shqiptar. Lideri i tyre, heroi i tyre doli nga këto ndërtesa, nga ky shesh si një mesi për shqiptarët, si u zgjodh me një betim. Ja ku janë. Ishin fëmijë, bebe, Azem Hajdari u tha studentëve, iu la peng Rudinën e Kirin: Unë do t'ju drejtoj! Dhe ata i besuan një studenti t'i udhëhiqte drejt përballjes më të egër me një diktaturë mizore. Azem Hajdari formuloi ultimatumi­n ose lironi studentët, ose sheshin e bëjmë copa. Është Azem Hajdari që bëri gjithçka për kërkesën e pluralizmi­t politik, e miratoi në këtë shesh. Idealet e dhje- torit janë fryma më e pastër", tha Berisha. Ish- Kryeminist­ri theksoi se shqiptarët janë duke përjetuar një dhjetor të dytë me protestat e studentëve, të cilët janë ngritur kundër regjimit të Edi Ramës. "Sot, prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë, universite­tet kanë nisur një betejë të vendosur, kundër regjimit të Edi Ramës. Ky regjim ka përqendrua­r të gjitha pushtetet në dorën e vet. Ky regjim i ka mbyllur Shqipërisë dyert, ka larguar shqiptarët si në ' 91, ka vrarë shpresën. Studentët po u ngjallin shpresat shqiptarëv­e. U shpreh mbështetje­n më të fuqishme, u bëj thirrje shqiptarëv­e t'i mbështesim me gjithë mundësitë. Mos dëgjoni ata manipulato­rë, që kërkojnë t'ju shkëpusin nga shoqëria, që për interesa të padronëve të tyre, përpiqen t'ju paraqesin se po protesto- ni për një gjobë", tha Berisha.

ULTIMATUMI Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi se kur shqiptarët bëhen bashkë kanë mundësi të rrëzojnë edhe diktaturat. Basha i bëri thirrje qeverisë të reflektojë për kërkesat e opozitës, duke nisur nga pastrimi i politikës nga krimi, pasi në të kundërt do të përmbyset edhe Parlamenti. "Kjo ditë na kujton sa herë që kthehemi, se vetëm njerëzit që ngrihen janë të lirë. Se ata që nuk ngrihen janë të nënshtruar. Se vetëm njerëzit e bashkuar mposhtin diktaturat, mposhtin autokracit­ë, mposhtin regjimet e korruptuar­a, mposhtin padrejtësi­të. Ndaj, mos ta harrojmë këtë mësim, është ftesa ime e parë ndaj çdo qytetari sot. Është leksioni i parë që po japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë. Ky është leksioni se për liritë luftohet çdo ditë dhe se liria mbrohet çdo ditë. Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e së keqes, për t'i dhënë fund politikës të lidhur me krimin, për t'i dhënë fund ekonomisë së kapur nga një grusht politikanë­sh të korruptuar dhe një grusht oligarkësh të bërë palë me ta. Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumi­n politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari, pavarësish­t bindjeve politike. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t'u kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet. Do të rrëzohet. Do të rrëzohet", tha Basha.

 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë për 8 dhjetorin në Qytetin Studenti
Dje, gjatë ceremonisë për 8 dhjetorin në Qytetin Studenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania