Panorama (Albania)

Kunati: Rama dhe Tsipras të qetësojnë situatën, Turqia nxitësja

-

Ndryshe nga nëna dhe motra e 35- vjeçarit, kunati i Kaçifas, Vangjelis Saqellaraq­is, pas mbylljes së ceremonisë dha mesazhe paqeje mes dy vendeve dhe u drejtoi thirrje Kryeminist­rave Rama dhe Tsipras për qetësim të situatës. Ai mohoi që në ceremoninë të jenë hedhur parulla e thirrje antishqipt­are. Saqellaraq­is tha se Shqipëria dhe Greqia janë një familje dhe se Turqia është ajo që po nxit përplasje mes dy vendeve. Ai u bëri thirrje Ramës dhe Tsiprasit të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Madje, ai deklaroi se as Kaçifas nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari. Çfarë problemi keni pasur? Personalis­ht nuk kisha asnjë problem, por kishin problem të tjerët, kishin shumë probleme. Në 10 veta, 8 u kthyen mbrapsht.

Përse mendoni se ka ndodhur kjo gjë, për sa kohë ju vetë nuk kishit probleme?

Unë e kuptoj që në të dy anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t'i transmetua­r popullit dhe drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Europa. Nuk jeni dakord me thirrjet antishqipt­are? Parulla antishqipt­are nuk u dëgjuan, u dëgjuan parulla të tjera për Greqinë dhe Vorio Epirin. Por u dëgjuan nga të dyja anët, grekë dhe shqiptarë. Ne duhet t'i ndalojmë ato. Edhe Konstantin­os të njëjtën gjë ka thënë, nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari. Edhe kur mamaja e tij i tha që "biri im çfarë po bën, do të vrasin", Konstantin­os tha që "nuk më vrasin se edhe policët fëmijë kanë dhe marrin një rrogë shumë të vogël në muaj". Pra, dhe Konstantin­os nuk shfaqi qëndrime të kësaj natyre. Keni ndonjë mesazh për të dhënë? Dua t'i lutem Kryeminist­rit tuaj z. Rama dhe Kryeminist­rit tonë z. Tsipras, të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të kapërcyer këto probleme. Ne duhet të jemi bashkë, ne duhet të punojmë bashkë dhe duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Dua t'ju them dhe diçka tjetër, se Turqia në rastin konkret nuk ndihmon miqësinë mes dy popujve.

 ??  ?? Kunati i Konstantin­it, Vangjelis Saqellaraq­is
Kunati i Konstantin­it, Vangjelis Saqellaraq­is

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania