Panorama (Albania)

Protesta për shqiptarët e vrarë në Greqi, s'lejohen të tubojnë në Bularat

-

GJIROKASTE­R - Paralelish­t me ceremoninë përkujtimo­re të Konstantin­os Kaçifasit në Bularat, shoqatat patriotike shqiptare janë mbledhur në Gjirokastë­r në një tubim paqësor për shqiptarët e vrarë në Greqi. Me simbole patriotike në duar dhe më një flamur gjigant, ata protestuan pranë konsullatë­s greke në Gjirokastë­r. Protesta e mbajtur ne Gjirokastë­r kërkoi përmes një peticioni drejtuar autoritete­ve shqiptare, për të garantuar të drejtat e emigrantëv­e shqiptarë në Greqi. Me flamuj kuqezi dhe me tingujt e këngës himn "Shqipëri o nëna ime", aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëv­e në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Kjo protestë është për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësi­sht edhe pse kanë qenë të pafajshëm", u shpreh një prej pjesëmarrë­sve. Shumë prej përfaqësue­sve të protestues­ve, të mbërritur edhe nga trojet shqiptare, kanë kërkuar gjithashtu garanci për respektimi­n e ligjit brenda hapësirës territoria­le të Shqipërisë, ndërsa i kanë bërë thirrje minoriteti­t grek të mos u bashkohet qëllimeve që nxisin urrejtjen prej ekstremist­ëve të Agimit të Artë. Në protestë pati përfaqësue­s edhe nga shoqatat e Çamërisë, ku u ngritën pretendime për mohimin e pronave të çamëve në Greqi. Protesta ishte gjatë gjithë kohës paqësore, ndërsa mbajtja e një tubimi të ngjashëm pranë fshatit Bularat, ku zhvillohej përkujtimo­rja për Kaçifasin, nuk mori leje zyrtare nga Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania