Panorama (Albania)

“Gjiknuri, në SHBA kur u krijua kompania fantazmë”

Basha: Unaza e Re, një projekt për pastrim ndërkombët­ar parash

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i kërkon Prokuroris­ë të çojë pas hekurave të gjithë zyrtarët e përfshirë në aferën e Unazës së Re. Nga protesta e banorëve të zonës së "Astirit", Basha akuzon ministrin e Infrastruk­turës, Damian Gjiknurin, për lidhje me kompaninë fantazmë që ka fituar tenderin prej 18 milionë dollarësh, e cila rezulton se ka falsifikua­r dokumentet me të cilat ka marrë pjesë në tender. "Për të vjedhur 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve, bashkë me Damian Gjiknurin, Afrim Qendron me shokë, bashkë me Erion Velinë, për një muaj e gjysmë me radhë kanë derdhur këtu dhunë, sharje, fyerje, helmin e përçarjes. Tani, ka më shumë se 24 orë që është zbuluar e vërteta para syve të të gjithë shqiptarëv­e. Ky nuk është vetëm një projekt vjedhjeje, por edhe një projekt për pastrim ndërkombët­ar parash. Kompania në parajsën fiskale Delaware, për të cilën janë manipuluar shkresa dhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware, nuk është gjë tjetër vetëm se konto secrete bankare e atyre, të cilët kanë planifikua­r dhe ideuar të përfitojnë nga vjedhja në Unazën e Re. Nuk janë thjesht dhe vetëm një tog individësh dhe 26- vjeçarësh. Nuk mundet të ndodhë kjo. E keni pyetur Damian Gjiknurin se çfarë bënte në Amerikë, më 25 qershor, në të njëjtën ditë që u regjistrua kompania fantazmë? Po apo jo? Nuk e keni pyetur. Pse nuk e pyesni? Është detyra juaj ta pyesni. Po e pyes unë: Çfarë bëje në Amerikë me 25 qershor, në të njëjtën ditë? A ke lidhje ti, a je ti prapa kësaj kompanie? A është porositësi i kësaj afere Edi Rama dhe ti je ekzekutues­i? Dhe në qoftë se jo, pse këmbëngule­t me dhunë, me propagandë, me sharje, me shpifje, për 40 ditë, për të bërë një projekt të kundërligj­shëm? Përgjigje sigurisht që nuk ka, sepse të vërtetën e kanë treguar faktet", tha Basha. Kreu i PD- së u bëri thirrje gjithë shqiptarëv­e t'i bashkohen protestës dhe theksoi se çelësi i fitores është bashkimi. Lidhur me protestën e studentëve, kreu i PDsë kujtoi se kreu i qeverisë po bën gjithçka për t'i përçarë. "Çelësi i fitores është bashkimi. E dinë qytetarët e Unazës, e dinë studentët, besoj se edhe shqiptarët e kanë kuptuar. Dhe e keni parë se protesta këtu sa vjen e shtohet, nuk pakësohet. Ata i ka kapur paniku, por nuk i përçanë dot qytetarët. I ka kapur tmerri, por nuk i përçanë dot studentët. Nuk do të ketë zgjidhje të pjesshme, nuk do të ketë amnisti dhe harresë për autorët e vjedhjes tek Unaza e Re, për autorët e shkatërrim­it të arsimit të lartë. Duhet dhe do të ketë qëndresë dhe ne do të jemi në krah të kësaj qëndrese, e cila patjetër, medoemos, do të sjellë ndryshim", deklaroi kreu i PD- së.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kërkoi nga qeveria anulimin e plotë të tenderit për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe të Tiranës. Gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Kryemadhi hodhi akuza ndaj Kryeminist­rit Rama duke u shprehur se shkatërroi jetën e 1000 familjeve për të përfituar 20 milionë euro. "Edi Rama shkatërron jetën e 1000 familjeve për të përfituar në një dorë të vetme 20 milionë euro. Edi Rama shkatërron të ardhmen e fëmijëve të 1000 familjeve për të përfituar me një dorë të vetme 20 milionë euro. Edi Rama shkatërron imazhin e vendit tonë duke falsifikua­r firmën e një sekretari shteti për të përfituar për veten e tij 20 milionë euro. Edi Rama përdhosi simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, për të fituar 20 milionë euro", u shpreh Kryetarja e LSI- së. Në vijim të deklaratës së saj, Kryemadhi kërkoi nga Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme, Arta Marku, që të hetojë të gjithë tenderin. "Prandaj Arta Markut i bëj thirrje si grua dhe si nënë: Mos hezito përballë Damian Gjiknurit, i cili lidhjet e tij janë të drejtpërdr­ejta me offshorin për vjedhjen e 20 milionë eurove, mos hezito ndaj Afrim Qendros ku e ke me zë dhe me figurë në emisionet televizive, që mbron projektin e Unazës së Re duke reklamuar kompaninë amerikane, që sot është Fake. Mos hezito që të marrësh të pandehur dhe mos ia mbyll çështjet Edi Ramës, kokës së këtij projekti, të cilat këto para nuk dimë se për çfarë do përdoreshi­n. Por hetoje si burrneshë, nëse je burrneshë, sepse sot ke shansin për t'u dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare. I bëj thirrje Kryeminist­rit në ikje, Edi Ramës, të anulojë urgjent tenderin famëkeq të Unazës së Re. Tenderi i Unazës së Re duhet anuluar urgjent, ose përndryshe e gjithë opozita do t'u bashkohet banorëve të Unazës së Re. Edi Rama duhet t'i bëjë llogaritë mirë, sepse nuk janë vetëm studentët në lojë. Janë naftëtarët që i gënjeu. Janë minatorët që i mashtroi. Janë mjekët dhe infermierë­t që i gënjeu", u shpreh kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Basha, dje me banorët e “Astirit”
Basha, dje me banorët e “Astirit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania