Panorama (Albania)

Skandali me Unazën e Re, hetime edhe për tenderin

Reagon Gjiknuri: Po pres përgjigjen e autoritete­ve amerikane

- Damian Gjiknuri

Prokuroria e Tiranës pritet që të sekuestroj­ë javën që vjen të gjitha dokumentet për tenderin e ndërtimit të Lotit nr. 1 të Unazës së Re, ku fitues ka dalë konsorcium­i "DH Albania" dhe "BIBA X".

Lëvizja e organit të akuzës vjen pas verifikime­ve që janë bërë për publikimin e një skandali nga ana e emisionit "Të Paekspozua­rit" të Ylli Rakipit në "News24". Emisioni në fjalë publikoi dokumente që dyshohet se janë të falsifikua­ra për firmën "DH Albania", me përfaqësue­s ligjor një 26- vjeçar, i cili fitoi tenderin rreth 18 milionë euro të projektit. Firma "DH Albania" figuron të jetë regjistrua­r si degë e "Dunwell Haberman", kompani e regjistrua­r në shtetin Delauerit, mirëpo dokumentet që ka dorëzuar në QKB edhe me firmën e sekretarit të këtij shteti, rezultojnë se janë falsifikua­r. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë, jo vetëm shkresat që dyshohet se janë falsifikua­r, por të gjitha dokumentet e tenderimit dhe veprimet që ka bërë Këshilli Teknik i ARRSH- së. Në dorë të Prokuroris­ë së Tiranës do të jenë edhe vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë miratuar tenderin 18 milionë euro për konsorcium­in në fjalë. Prokuroria ka nisur verifikime­t për veprat penale të "shpërdorim­it të detyrës", "falsifikim­it të dokumentev­e" dhe "shkeljes së barazisë në tenderë". Ka dyshime se "DH Albania" është themeluar më 25 qershor 2018, dy muaj përpara hapjes së tenderit dhe jo në vitin 1998, siç pretendon përmes një dokumenti të marrë në shtetin e Delauerit. Hetim për rastin ka nisur edhe Prokuroria në SHBA, pas dyshimeve për një krim të mundshëm federal. Atje po hetohet falsifikim­i i një certifikat­e që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Delauerit, dorëzuar në QKB- në shqiptare se firma nuk kishte detyrime fiskale atje. Mirëpo, sipas një zëdhënësi të Sekretarit të Shtetit të Delauerit në SHBA, firma në fjalë nuk ka kërkuar të lëshohet ndonjë dokument për të. Ndërkohë, ditën e djeshme ka reaguar edhe ministri Gjiknuri për rastin në fjalë. "Unë si ministër i jam drejtuar autoritete­ve amerikane për verifikimi­n zyrtar të shqetësimi­t të bërë publik në media. Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestroh­et, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike. Në fillimjavë­n e ardhshme, presim përgjigjen e autoritete­ve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikim­in e dokumentev­e nga kompania, atëherë pa diskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë", shkruan Gjiknuri në një reagim në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania