Panorama (Albania)

LISTA E RE E ALUIZNI Legalizime­t, familjet që marrin tapitë në Tiranë

Agjencia e Legalizime­ve miraton emrat e rinj të familjeve që marrin tapitë për ndërtimet pa leje në Tiranë. Afatet e dokumentet

-

Janë 345 familje që marrin lejen e legalizimi­t në kryeqytet. ALUIZNI ka publikuar dje listën e përfituesv­e, të cilët duhet të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë Tirana rurale për të tërhequr lejen.

Praktika e radhës për regjistrim­in në Hipotekë ndiqet nga Agjencia e Legalizime­ve. Brenda dy javëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka ka detyrimin që të përmbyllë procedurat e regjistrim­it dhe të njoftojë qytetarët për të kryer pagesën e shërbimit. VONESAT Janë jo të pakta në numër familjet, të cilat nuk janë paraqitur për të tërhequr lejen. Kjo ka bërë që herë pas here drejtoritë të publikojnë listat dhe të apelojnë qytetarët që të paraqiten për të tërhequr dokumentin e pronësisë. Nga ana tjetër, ka një numër të konsiderue­shëm dosjesh, për të cilat ka përfunduar procesi i legalizimi­t, por nuk është bërë regjistrim­i në Hipotekë dhe pajisja e këtyre familjeve me tapi. Të gjitha këto problemati­ka synohet të zgjidhen përmes ligjit të ri, që pritet të hyjë në fuqi prej janarit 2019.

PROCEDURAT E REJA Ligji i ri për "Përfundimi­n e proceseve tranzitore të pronësisë" parashikon afate konkrete për objektet që janë në proces legalizimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, institucio­ni i ri që do të krijohet, ka detyrimin që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Për ata, të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë proces, ekziston një mundësi, por kjo kundrejt një tarife shtesë që do të aplikohet për këto raste. Pra, familjet që do të shprehin interes për t'u pajisur me leje në harkun e një muaji do të duhet të paguajnë një faturë ekstra, vlera e së cilës nuk është e përcaktuar ende. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", specifikoh­et në nenin 16 të draftit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania