Panorama (Albania)

Annegret KrampKarre­nbauer - CDU ka në krye sërish një grua

- D. W. CHRISTOPH STRACK

Kongresi i partisë e zgjodhi 56- vjeçaren Annegret Kramp- Karrenbaue­r ( AKK) nga Landi i Zarës ( Saarland) në raundin e dytë si pasardhëse të 63- vjeçares Angela Merkel. Kramp- Karrenbaue sfidoi kështu Friedrich Merz, rivalin e saj kryesor dhe Jens Spahn. Më parë ajo kishte mbajtur një fjalim emocional, që sipas përshtypje­s së përgjithsh­me ndër delegatë, kishte qenë më i forti. AKK, siç e quan ajo veten herë pas here, ndër të tjera edhe në "Twitter", apeloi që CDU- ja të mbetej parti popullore.

"Fabrika e natyrshme e mendimit politik duhet të jetë partia popullore", tha ajo. "Ajo mbrojti idenë e një Europe të fortë, të hapur nga brenda dhe të sigurt nga jashtë", me Këshill Sigurimi Europian dhe Ushtri Europiane. Kramp- Karrenbaue­r, e mësuar me fushata, kaloi shpejt e shpejt edhe temat: dixhitaliz­imi, shteti i fortë, siguria e punëtorëve. Dhe tha se pret: "një CDU të fortë dhe jo dosido". E LIDHUR ME LANDIN E ZARËS

Ajo është afër bazës dhe një njeri që i ruan lidhjet me vendin e vet. Në landin e saj, Zarë, ashtu e njohin. E shohin herë në motor, pas të shoqit, Helmutit, me të cilin është e martuar prej 34 vjetësh dhe ka tre fëmijë që sot janë të rritur. Nganjëherë e shohin në Mannheim, duke parë futboll ose hokej në akull. I shoqi është një inxhinier minierash, por e la punën për t'u kujdesur për fëmijët dhe për ta mbështetur të shoqen, kur kjo u bë kryeminist­re e landit. Në Hamburg, në kongresin e partisë, Helmut Karrenbaue­r ishte në pjesën e mysafirëve.

Deri tani sekretare e përgjithsh­me e partisë, pas lajmërimit të Merkelit se do të tërhiqej nga posti i kryetares së CDU- së, AKK ishte e para që paraqiti interes për ta pasuar. Kundrejt dy konkurrues­ve që prezantohe­shin si më konservato­rë, Friedrich Merz dhe Jens Spahn, ajo do të vinte në dukje sidomos aspektet sociale dhe vlerat themelore të partisë që përfaqësoh­eshin nga shkronja C ( krishtërim­i).

Dhe AKK do të këmbëngult­e vazhdimish­t se demokristi­anët, si partia e fundit popullore, duhet ta kishin themelin në qendër të shoqërisë dhe gjithmonë e ka refuzuar zhvendosje­n e partisë nga e djathta.

Kramp- Karrenbaue­r konsideroh­et e besuara e kancelares. Por para së gjithash, ajo ka përvojë në të gjitha nivelet e punës politike. Ajo ka qenë për dymbëdhjet­ë vjet me radhë ministre në disa dikastere të politikës së landit, një përvojë që e kujton shpesh edhe në fjalimet e sotme. Politikë e brendshme, familja dhe gratë, arsimi dhe çështjet sociale, kultura, drejtësia. Në vitin 2011 ajo u bë kryeminist­re e Landit të Zarës dhe në vitin 2017, nëntë muaj para se të bëheshin zgjedhjet federale, dhe kur CDU ishte me shpatulla pas muri, për shkak të rivalit socialdemo­krat të Angela Merkelit, Martin Schulz, ajo arriti të fitonte me 40,7 për qind. Një arritje sensaciona­le, CDU- së së saj iu shtuan edhe pesë pikë më shumë. "MUNDEM, DUA, DO TË JEM!"

Në shkurt 2018, Kramp- Karrenbaue­r erdhi në Berlin për t'u bërë sekretare e përgjithsh­me e CDU- së. "Mundem, dua dhe do të jem. Prandaj unë me kënaqësi vihem në shërbim të partisë", i tha ajo kongresit të partisë në Berlin. Ajo u bë një ndërmjetës­uese shumë e mirë ndërmjet kampeve rivalizues­e dhe interesave në CDU.

Projekti më i rëndësishë­m i saj ishte përpilimi i një programi parimor. Qëllimi i saj ishte që të vinte në dukje thelbin konservato­r karakteris­tik për CDU- në, pasi nën qeverisjen e Kancelares Merkel, para së gjithash te grupet e zgjedhësve konservato­rë dhe liberalë, ajo kishte humbur shumë pikë. Për këtë projekt, ajo bëri një "turne dëgjimi" nëpër Gjermani dhe u takua në 50 qytete me shoqata lokale për të këmbyer mendime. Gjatë fushatës për shefe të CDU- së ajo i përmendte vazhdimish­t bisedat e bëra gjatë turit.

Kramp Karrenbaue­r ka thënë se CDU- ja duhet të karakteriz­ohet sërish nga poshtë lartë. Dhe këtu mund të lindin konfliktet me Kancelaren Merkel, konkretish­t për tema të tilla, si Europa, arsimi ose ndërtimi i banesave të raja. Të shohim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania