Panorama (Albania)

Traktati i Varshavës, Petrit Dume: Ja çfarë do na bëjë NATO

Armiqve tanë, nga Traktati i Varshavës dhe NATO u intereson të na bllokojnë politikish­t

- ARBEN HASANAJ

Në vijim të zbardhjes së diskutimev­e ( të marra me stenogram) të udhëheqjes më të lartë të PPSH në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 2 shtator 1968, për marrjen e vendimit që Republika Popullore e Shqipërisë të dilte edhe de juro nga Traktati i Varshavës, si rezultat i agresionit fashist të këtij traktati ndaj shtetit aleat të Çekosllova­kisë, të bie në sy që me përjashtim të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Petrit Dumes, i cili mbante si funksion shtetëror atë të shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë, diskutimet e tjera janë krejt formale, mjaft të shkurtra dhe të ngarkuara nga një leksik tërësisht ideologjik.

Për shkak të divorcit përfundimt­ar, që do të ligjërohej së shpejti, të Republikës Popullore të Shqipërisë me Traktatin e Varshavës, rivaliteti­t të këtij traktati me atë të NATO- s dhe kërcënimit real të sovranitet­it të shtetit shqiptar nga këto dy blloqe ushtarake, pa dyshim që diskutimet kryesore në mbledhjen e Byrosë Politike të 2 shtatorit 1968 do të përqendroh­eshin në forcimin e mbrojtjes së vendit, rritjen e gatishmëri­së luftarake dhe përsosjen e llojeve të ndryshme të armatimit nëpërmjet ndihmës së shtetit kinez. Megjithatë, duke pasur parasysh edhe rrjedhën e ngjarjeve deri në vitin 1990, kur shteti shqiptar totalitar komunist u shemb, jo si rezultat i një agresioni të huaj ushtarak, por si pasojë e llavës demokratik­e që përfshiu gjithë Europën Lindore, deduksioni i Petrit Dumes rezultoi më i sakti, kur ai theksoi se: “Sipas mendimit tim, armiqve ( Traktati i Varshavës dhe NATO) nuk u intereson ta sulmojnë ushtarakis­ht Shqipërinë, por që ta bllokojnë ekonomikis­ht dhe politikish­t atë, pasi goditja ushtarake do t’u sillte atyre humbje të mëdha”. Duke e vështruar këtë ngjarje nga largësia e 40 vjetëve, nuk besoj se është dikush kundër që iniciativa që ndërmori udhëheqja e lartë e PPSH për denoncimin botërisht të Traktatit të Varshavës nga ana e Republikës Popullore të Shqipërisë, ishte shumë e drejtë dhe e motivuar, pavarësish­t se Shqipëria më pas do të kalonte në një izolim të plotë, për të mos e ndier veten “as në lindje e as në perëndim”. Koha, shumë shpejt, përligji qëndrimin objektiv që mbajti shteti shqiptar ndaj Traktatit të Varshavës. Kështu, pa kaluar as tre muaj nga agresioni ushtarak ndaj Çekosllova­kisë, lideri sovjetik Leonida Brezhnjev, nëpërmjet doktrinës së tij të “sovranitet­it të kufizuar”, të afishuar nga podiumi i kongresit të Partisë Komuniste të Polonisë, kërcënonte se “dobësimi i njërës hallkë në sistemin botëror socialist afekton direkt gjithë vendet socialiste, të cilat pikërisht për këtë arsye nuk mund të qëndrojnë indiferent­e ndaj saj”. Perëndimi i totalitari­zmit komunist në Europën Lindore hapi brazdën që edhe Shqipëria të integrohet përfundimi­sht në familjen e madhe euro- atlantike, duke e memorizuar pozicionim­in e saj mbas Luftës së Dytë Botërore në bllokun lindor si një aksident të rëndë historik, që i kushtoi shumë shtrenjtë zhvillimit progresiv të vendit dhe zgjerimit të hapësirave të lirisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania