Panorama (Albania)

Rudina Hajdari, kritika PD: Do djeg mandatin

Vajza e liderit të studentëve të Dhjetorit ' 90, "S'ka kthim mbrapa"

- Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratik­e, Rudina Hajdari, vajza e ish- liderit të Lëvizjes Studentore ' 90, ka deklaruar dje se është e gatshme të ndërmarrë veprimin për të dorëzuar mandatin e deputetit. Nëpërmjet një komenti në faqen e saj në "Facebook", Hajdari shpreh rezerva ndaj PD- së si edhe partisë aleate, LSI- së. RUDINA HAJDARI "Partia Demokratik­e, e cila u themelua në atë kohë për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta. Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua. Më datë 8 dhjetor nuk ishte e planifikua­r që unë të merrja fjalën për të folur gjatë aktiviteti­t në Qyteti Studenti. Kërkova që të më lejohej të thosha edhe unë diçka. Fjala ' Azem' u përdor mbi dhjetëra herë, ndërsa unë, nuk isha aty për dekor, bashkë me vëllezërit e mi. E vërteta është që nuk kisha përgatitur ndonjë fjalim, sepse nuk e dija saktë- sisht as çfarë do ndodhte atë ditë, por e zhgënjyer nga rrjedha që po merrte aktiviteti mora situatën në dorë, duke kërkuar me këmbëngulj­e që të flisja dhe ashtu u bë. Ndërkohë më pas, lexoj mediat që shkruanin se më paska dirigjuar Sali Berisha të flisja për tërhequr vëmendjen e studentëve. Ndokush mund ta merrte dhe si kompliment, por këtu ndahen njerëz- it, nuk është në karakterin tim të më udhëzohen fjalët nga ndokush, qoftë ai Sali Berisha apo Lulzim Basha, dhe brenda partisë e dinë fare mirë këtë gjë. Ndërsa flisja nga podiumi, në vetvete ndihesha e zemëruar se pse isha aty dhe jo me studentët. Me shpirt isha me Ju, por fizikisht diku tjetër. Im atë do të kishte qenë po ashtu me Ju. Unë u qëndroj edhe njëherë fjalëve të mia, se po e konsideroj me seriozitet dorëzimin e mandatit tim. E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie, që po duket sikur nuk po kuptohet nga populli. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me me figura të larta politike dhe as me thirrje nacionalis­te. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. LSI- ja e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës deri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasje­s politike. Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndiej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania