Panorama (Albania)

Prokurorët zgjedhin anëtarët e KLP, SHBA: Koha për të bërë histori për vendin

NGRIHET INSTITUCIO­NI I PARE I REFORMES NE DREJTESI, GATI ZGJEDHJA E SPAK

- ERALD DELIU

Reforma në Drejtësi ka nisur të marrë formë, teksa ditën e djeshme Mbledhja e Përgjithsh­me e Prokurorëv­e arriti që të zgjedhë pa probleme 6 anëtarët nga radhët e saj për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë.

Ky i fundit është një nga organet jetike të Reformës në Drejtësi, teksa do të zgjedhë Kryeprokur­orin e ri, si edhe do të ngrejë Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion, duke kontribuar edhe në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja e djeshme zgjati thuajse 10 orë dhe pjesëmarrj­a në të ishte e lartë. Plot 293 prokurorë u paraqitën dhe votuan në mbledhje, nga 305 që janë në total në Republikën e Shqipërisë. Anëtarët nga radhët e Prokuroris­ë, sipas ligjit, duhet të jenë 6, ku një duhet nga Prokuroria e Përgjithsh­me, dy nga Prokurorit­ë e Apeleve, ku njëri duhet të jetë nga Apelet e rretheve dhe tre nga Prokurorit­ë e Shkallëve të Para, ku një prej tyre nga ato të rretheve. Votimi i djeshëm zgjodhi Kostaq Belurin si anëtar KLP- je nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Nga Apelet u bënë anëtarë automatiki­sht pa votim Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës dhe Bujar Sheshi nga Apeli i Krimeve të Rënda, pasi kandidatët e tjerë ngelën në veting. Nga Prokurorit­ë e Shkallëve të Para u zgjodhën Gentian Osmani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari nga Prokuroria e Tiranës dhe Besnik Cani nga Prokuroria e Elbasanit. Në garë ishin edhe prokurorët Anila Leka nga Prokuroria e Përgjithsh­me, Besnik Muçi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi nga Prokuroria e Kukësit dhe Vat Staka nga Prokuroria e Shkodrës. Gjashtëshj­a e zgjedhur nga radhët e prokurorëv­e do t’u bashkohet anëtarëve të tjerë të zgjedhur nga Shoqëria Civile, avokatët dhe pedagogët. Ata janë: Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti nga avokatët; Gent Ibrahimi nga radhët e pedagogëve dhe Alfred Balla nga Shoqëria Civile. Këto pesë emra janë votuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe përbëjnë bashkë me prokurorët 11 anëtarët e KLP- së, që do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe do të ngrenë Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion.

MBLEDHJA Mbledhja e Përgjithsh­me e Prokurorëv­e nisi ditën e djeshme rreth orës 9: 30, ku të pranishëm ishin 293 prokurorë. Ajo u drejtua nga Kryeprokur­orja e përkohshme Arta Marku, e cila e cilësoi këtë ditë si hap të ri të drejtësisë. I pranishëm ishte edhe shefi i delegacion­it të Bashkimit Europian në Tirana, Luigi Soreca, që tha se ngritja e KLP- së është një hap drejt integrimit të Shqipërisë. Prezente ishte edhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Moses- Ones, e cila iu drejtua prokurorëv­e përpara votimit duke thënë se ishte koha e tyre që t’u japin shqiptarëv­e drejtësinë që meritojnë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështesni­n ata në këto momente. Fjalim mbajti edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se qeveria dhe dikasteri që ajo drejton janë të vendosur që ta çojnë Reformën e Drejtësisë deri në fund. Ministrja e Drejtësisë shtoi se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP- së ata që do të duhet të garantojnë zbatimin e drejtë e të ndershëm të rregullave që garantojnë karrierën dhe statusin e prokurorëv­e dhe të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e Prokuroris­ë si dhe të Prokuroris­ë së Posaçme.

 ??  ?? Nga votimi i djeshëm për KLP
Nga votimi i djeshëm për KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania