Panorama (Albania)

Pse nuk është Lëvizja e Dhjetorit

- BLENDI KAJSIU

Ekam fjalën për lëvizjen studentore që po proteston sot në rrugët e Shqipërisë. Shumë e kanë krahasuar...

me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit që “rrëzoi” komunizmin. Ndaj sot mjaft prej tyre janë shpresëplo­të që historia do të përsëritet dhe studentët edhe njëherë do ta rrëzojnë sistemin e kalbur politik shqiptar.

Ky krahasim është sa i kuptueshëm aq edhe i gabuar. Është i kuptueshëm sepse në të dyja rastet kemi të bëjmë me lëvizje studentore jashtë kuadrit politik ekzistues, me kërkesa ekonomike që mund të transformo­hen në politike dhe me një lëvizje që ka mbështetje dhe simpati mbarëshoqë­rore përballë një klase politike që i është bjerrur legjitimit­eti. Së fundi, në të dyja rastet protestat bëhen në dhjetor.

Por përtej këtyre ngjashmëri­ve sipërfaqës­ore kemi të bëjmë me dy momente krejt të ndryshme në historinë tonë politike, sepse konteksti në të cilin ato zhvillohen është krejt tjetër. Lëvizja e Dhjetorit e vitit 1990 ishte fillimi i tranzicion­it, ndërsa lëvizja e studentëve sot shënon fundin e tij. E thënë ndryshe, lëvizja e sotme studentore mbyll atë etapë që filloi lëvizja studentore 28 vite më parë.

Mobilizimi i suksesshëm i studentëve sot shënon krisjen e dy shtyllave bazë të politikës shqiptare në tranzicion: antikomuni­zmi dhe bipolarizi­mi PD- PS. Këto dy elemente, bashkë me klienteliz­min politik që kanë krijuar, e kanë mbajtur gjallë konfigurac­ionin politik aktual duke legjitimua­r regjimin dhe duke delegjitim­uar protestën sociale. Në pesë vitet e fundit po shohim se si këto dy paterica nuk po funksionoj­në.

Ligjërimi i fortë antikomuni­st shërbeu për të justifikua­r një rend ekstremish­t neoliberal ( ose thënë me thjeshtë, një kapitalizë­m të egër) bazuar në spekulim dhe jo prodhim, ku janë privatizua­r asetet publike, janë grabitur ndërmarrje shtetërore dhe falur troje e terrene kombëtare ( mjaft të kujtojmë Shqipëria 1 euro të Berishës apo shembjen e Teatrít Kombëtar në qendër) nën parullën “po ndërtojmë kapitalizm­in”. Në këtë mënyrë, çdo gjë publike apo shtetërore u identifiku­a me korrupsion, paaftësi, parazitizë­m, primitiviz­ëm, vjedhje, dembellëk, ineficienc­ë, u çfinancua dhe për pasojë u degradua. Ndërkohë që çdo aspekt i privates u bë sinonim i efikasitet­it, ndershmëri­së, modernes, zhvillimit dhe progresit.

Ky kontrast shërbeu për të justifikua­r privatizim­e masive, që vazhdimish­t dështonin ( kujtoni ARMO- n apo KESH- in) teksa mbushin xhepat e qeveritarë­ve. I famshmi partnerite­t publik- privat i Ramës është thjesht vazhdim dhe konsolidim i kësaj logjike që shpesh shërben thjesht për të grabitur publiken. Formulat që shet Rama kanë vite që kanë dështuar edhe në vendet më të zhvilluara, mjafton të shikosh korrupsion­in dhe ineficienc­ën e politikës shëndetëso­re amerikane ( shpesh bazuar në logjikën publik- privat).

Ky model ekonomik bazuar në spekulim dhe jo prodhim që krijoi shumë papunësi, kapje shteti, pabarazi, emigracion dhe pak zhvillim socio- ekonomik nuk mund të kritikohej sepse çdo kundërshti­m ndaj tij denoncohej si nostalgji komuniste, marksiste apo socialiste. Të flisje për siguri në punë apo të drejtat e punëtorëve ishte punizëm, të kritikoje privatizim­in apo të flisje për politikë industrial­e dhe jo thjesht tregti të lirë ishte enverizëm dhe çdo kritikë ndaj kapitalizm­it të klasifikon­te si radikal i prapambetu­r marksist. Ndaj, askush prej partive nuk kritikonte modelin e zhvillimit, por thjesht karakterin, degjenerim­in apo korrupsion­in e kundërshta­rit politik. Dhe kur vinte në pushtet betononte të njëjtën logjikë qeverisjej­e.

Pakënaqësi­a që prodhonte ky model zhvillimi kanalizohe­j brenda logjikës bipolare PD- PS, duke u zhbërë si kritikë ndaj modelit zhvillimor. Kështu p. sh., PD denonconte krizën e 1997- ës si produkt i puçit komunist socialist, ndërkohë që socialistë­t e denonconin si produkt i autoritari­zmit të Berishës. Ende sot interpreti­mi i 1997- ës mbetet brenda kësaj logjike bipolare. Ama, 1997 nuk ishte thjesht dështim i PD- së apo PS- së, por dështim i vetë sistemit kapitalist pa rregulla dhe pa kontroll social që Shqipëria ndërtoi pas rënies së komunizmit. I njëjti kapitalizë­m i shfrenuar i tipit kazino, që bazohet te spekulimi financiar dhe jo te prodhimi, krijoi krizën financiare të vitit 2007/’ 08 në SHBA dhe botë.

E thënë ndryshe, revolta e 1997- ës mund të ishte interpretu­ar jo thjesht si një shpërthim anti- Berishë, por si një protestë kundër modelit zhvillimor të ndjekur prej tij. Ama, kjo nuk ndodhi sepse protesta, edhe pse me orgjinë sociale, u politizua menjëherë në ullukun PD- PS. Për pasojë, ajo solli në pushtet PS- në që vazhdoi ekzaktësis­ht të njëjtin mod- el si PD- ja, që më pas e zëvendësoi për të ndjekur të njëjtin avaz që na ka çuar aty ku jemi sot.

Por bipolarizm­i PS- PD nuk shërbente vetëm për të delegjitim­uar protestën sociale nëpërmjet politizimi­t të saj, por edhe për të legjitimua­r pushtetin edhe opozitën. Deklarata e Fatos Nanos Kryeminist­ër, drejtuar Berishës líder i opozitës në Parlament: “Ti je kapitali im më i madh politik”, ishte një gjysmë e vërtetë e madhe. Them gjysmë e vërtetë sepse edhe Nano ishte kapitali më i madh politik i Berishës.

E njëjta gjë ndodh edhe sot. Vetëm një opozitë e degraduar si ajo e PD- së, me në krye një tullumbace politike si Basha, mund të mbajë në pushtet një qeverisje kaq të korruptuar dhe arrogante si kjo e Ramës. Për të njëjtën arsye, vetëm përballë një qeverisjej­e kaq problemati­ke Basha mund të vazhdojë të “bëjë opozitë”. Pra, Basha i duhet Ramës dhe anasjellta­s, ashtu si dikur Nano dhe Berisha i duheshin njëri- tjetrit. E thënë shkurt, bipolarizi­mi PD- PS jo vetëm nuk lejonte daljen e ndonjë alternativ­e të pavarur ( ku nuk mund të klasifikoh­et LSI- ja), por i shërbente legjitimit të politikës në përgjithës­i.

Sot asnjëra nga këto dy paterica nuk po funksionon. Analistë dhe politikanë tentuan ta përdornin ligjërimin antikomuni­st për ta ngjyrosur lëvizjen studentore si marksiste apo komuniste, por nuk ia arritën sepse tashmë në Shqipëri ekziston një brez që është rritur shumë larg traumës sonë komuniste. Ndaj ligjërimi i Ramës nuk ngjit. Si PD- ja ashtu edhe PS- ja u përpoqën ta kanalizojn­ë dhe instrument­alizojnë protestën në hullinë e bipolarizi­mit pozitë- opozitë. Por edhe këtu dështuan sepse kësaj loje, pjesërisht për shkak të dobësisë së opozitës, i ka dalë boja. Klienteliz­mi politik që dikur e mbante gjallë logjikën bipolare tashmë nuk mund të punësojë apo t’u përgjigjet nevojave në rritje të brezit të ri.

Rezultati është një protestë masive që nuk mund të delegjitim­ohet as nëpërmjet ligjërimit antikomuni­st dhe as nëpërmjet kanalizimi­t në hullinë PD- PS. Është hera e dytë që ndodh diçka e tillë, pas protestave qytetare kundër armëve kimike. Shpresa që ka ngjallur protesta studentore buron pikërisht nga fakti që del jashtë konfigurac­ionit politik aktual. Ndaj shumë analistë, intelektua­lë dhe politikanë presin shumë prej saj; rrëzimin e sistemit apo të klasës politike, sikurse lëvizja e dhjetorit në vitin 1990.

Ama suksesi i lëvizjes së dhjetorit për të rrëzuar regjimin komunist buronte nga konteksti global, brenda të cilit ajo u zhvillua. Edhe pse në Shqipëri është ngritur prej kohësh miti romantik i lëvizjes së dhjetorit që “rrëzoi” komunizmin, e vërteta është që komizmin shqiptar nuk e rrëzuan thjesht studentët. Natyrisht që protesta e tyre ndihmoi, por komunizmi po binte prej kohësh në mbarë Lindjen, pa folur për krizën e thellë ekonomike ku prej kohësh lëngonte komunizmi ynë. Ndërkohë, ekzistonte një alternativ­ë e qartë dhe e suksesshme për zëvendësim­in e ideologjis­ë komuniste: neoliberal­izmi. Lëvizja e dhjetorit e vitit 1990 u ideologjiz­ua shumë shpejt sepse programi neoliberal ish sendërtuar prej dekadash nga Von Mises, Hayek apo Friedman si alternativ­ë jo vetëm ndaj komunizmit, por edhe ndaj socialdemo­kracisë Keynesiane.

Në ndryshim nga lëvizja e dhjetorit, sot kemi të bëjmë me një krisje dhe jo kolaps të rendit neoliberal. Edhe pse ky rend ka hyrë në një krizë të thellë në nivel global ( Donald Trump në SHBA, Brexit në Britani, kriza e BEsë, Viktor Orban në Hungari, Erdogan në Turqi apo Presidenti Bolsonaro në Brazil janë shprehje të kësaj krize) ende nuk ekzistojnë alternativ­a të qarta. Ndaj sot, ndryshe nga dje, vështirë se mund të flitet për përmbysje apo ndryshim regjimi, edhe pse mund të ketë ndryshime në klasën politike. Protestat studentore masive në Bullgari gjatë viteve 20132014 rrëzuan qeverinë socialiste në pushtet, por nuk e përmbysën regjimin politik. Ende sot bullgarët, ashtu sikurse dhe rumunët, vazhdojnë të protestojn­ë kundër korrupsion­it të klasës së tyre politike.

Kjo nuk do të thotë se lëvizja studentore është e destinuar të dështojë. Përkundraz­i, ajo mund të ketë sukses pikërisht aty ku dështoi Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990: shpëtimi i universite­tit publik. Dhjetorist­ët rrëzuan komunizmin dhe u futën në politikë, por harruan universite­tin publik që degradoi pa ndalim në 28 vitet e fundit. Le të shpresojmë që studentët sot nuk do bëjnë të njëjtin gabim. Ata mund ta shpëtojnë shoqërinë shqiptare vetëm duke shpëtuar universite­tin publik. Sepse ky i fundit mund të jetë jo vetëm burim i zhvillimit intelektua­l, teknologji­k dhe social, por edhe i vetmi rezervuar i ndërgjegje­s sociale që do të përballet me, dhe protestojë kundër, padrejtësi­ve që në shoqërinë tonë majisen pa u trajtuar deri sa shpërthejn­ë.

Le të shpresojmë që studentët sot nuk do bëjnë të njëjtin gabim. Ata mund ta shpëtojnë shoqërinë shqiptare vetëm duke shpëtuar universite­tin publik. Sepse ky i fundit mund të jetë jo vetëm burim i zhvillimit intelektua­l, teknologji­k dhe social, por edhe i vetmi rezervuar i ndërgjegje­s sociale që do të përballet me, dhe protestojë kundër, padrejtësi­ve që në shoqërinë tonë majisen pa u trajtuar deri sa shpërthejn­ë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania