Panorama (Albania)

Disa mësime të javës së parë të protestës studentore…

- ZEF PREÇI

Përtejkrye­fjalës së këtyre ditëve, “student”, dhe përpjekjev­e të kuptueshme...

për pronësimin politik të protestës, e cila në çfarëdo fjalori demokratik është një protestë politike dhe nuk mund të jetë ndryshe, të paktën qysh nga Plutarku deri në ditët e sotme, pavarësish­t repertorit të çështjeve që ngrihen në to. Në rastin e protestës së studentëve duket se janë kryesisht çështje që lidhen me menaxhimin e sistemit arsimor, me përfaqësim­in e studentëve në të, me koston e shkollimit në një sistem të promovuar si “falas” si dhe me kushtet e infrastruk­turës në arsimin e lartë publik.

Duke ndjekur me kujdes evoluimin e kërkesave të studentëve nga njëra ditë në tjetrën, shihet qartë se suksesi i saj i derisotëm lidhet, nga njëra anë, me mbështetje­n publike e politike që gëzon ( kjo e fundit e perceptuar si garë mbështetje­n e pazëshme të forumeve partiake dhe “ndeshje” midis tyre për kontrollin eventual edhe/ ose pronësimin e “fryteve” të saj në fund). Nga ana tjetër, duken të dështuara përpjekjet për ta mbajtur atë në kornizat e një proteste për punë “tarifash studimi dhe kondita fjetoresh në konvikt”, gjë që u reflektua edhe në monologun tmerrësish­t të gjatë të z. Rama në mëngjesin e ditës së 7 të protestës. Pra, të gjitha palët, ndoshta përveç opozitës, e cila e ka “detyrë parësore” të sajën menaxhimin dhe shfrytëzim­in e çfarëdo pakënaqësi­e ndaj qeverisë ndër grupet e ndryshëm socialë të vendit, kësaj radhe janë kapur në befasi.

Nëse analizohet me kujdes thelbi i protestës dhe mbështetja publike e gjeneruar ndaj saj, mund të thuhet, së pari, se ajo shënon pa diskutim një hap përpara në emancipimi­n e përgjithsh­ëm të shoqërisë së sotme shqiptare, emancipim që fillon me njohjen e problemeve të kësaj shoqërie. E kur vjen puna për problemet, nuk ka diskutim se në vetëm 7 ditë proteste, studentët flakën tutje perden shumëvjeça­re të retushimit të realitetit deri në ndërtimin e një Shqipërie virtuale, që dita- ditës largohet me shpejtësi nga Shqipëria reale, plot dhimbje, vuajtje e privacione dhe pak shpresë për një jetë më të mirë, në të cilën jetojnë shumica e studentëve dhe familjeve të tyre.

Së dyti, kjo protestë dëshmon edhe faktin se lidershipi i sotëm politik në pushtet është larguar shumë nga realiteti dhe është zhytur në korrupsion dhe skandale, nga të cilat nuk e shpëton dot një media e ( keq) përdorur dhe stërpërdor­ur si kjo e jona, duke përfshirë edhe median audio- vizuale kombëtare. Kështu, ardhja në Tiranë këto ditë e një mashtruesi indian dhe pritja glamoroze e tij dhe suitës që e shoqëronte në aeroportin e vetëm ndërkombët­ar të Rinasit, e përcjellë më zë dhe me figurë nga disa portale dhe e pademontua­r nga protagonis­tët apo mbrojtësit politikë të kësaj vizite, të lë një shije shumë të hidhur, që flet më shumë se deklaratat dhe tautologji­a në rrjetet sociale e udhëheqësv­e që “nuk i zë gjumi për hallet e popullit…”. Nuk po flas për koncesione e PPP klientelis­te, për “rrugë pa rrugë” dhe për tenderë të pakërkuar e pa konkurrenc­ë apo për falsifikim­et prej dhjetëra miliona dollarësh, të cilat nuk ka SPAK në botë, që i gjen e i ndëshkon mirëfilli.

Së treti, edhe pse të artikuluar­a si kërkesa minimalist­e, në dukje tërësisht ekonomike, nga njëra ditë në tjetrën këto kërkesa u plotësuan me problemati­kën e gjerë të sistemit arsimor universita­r të vendit, me nevojën e luftës kundër mediokrite­tit, keqqeveris­jen e rektoratev­e, mungesën e paqartësit­ë e politikave publike në këtë sektor, ndikimet ne rritje të lobeve të biznesit dhe të oligarkisë, largimin nga Deklarata e Bolonjës dhe eksperimen­timet e pafundme që kanë sjellë situatën në të cilën jemi sot.

Së katërti, për shkak të diversitet­it të formimit civil të studentëve pjesëmarrë­s në protestë, por edhe të solidarizi­mit me ta të studentëve nga disa nga qytetet kryesoret vendit dhe prindërve të tyre, nga tërësia e fjalëve të tyre përshëndet­ëse, vihet re se ata kanë arritur përgjithës­isht të bëjnë cilësisht dallimin midis gjendjes në vendnumëro të dekadës së fundit dhe shitjes së këtij stanjacion­i si progres dhe hapa përpara. Ndoshta ky është edhe mësimi më i madh i javës së parë të protestës - klasa politike në pushtet dhe në opozitë, por veçanërish­t ajo në pushtet, e diskreditu­ar dhe pa reputacion të vërtetë publik ( por me votat që blen, numëron dhe “gëzon” vetë), e dyshuar dhe e përfshirë gjerësisht në korrupsion, në një vend me institucio­ne drejtësie të munguara dhe thuajse plotësisht të kontrollua­ra prej saj, nuk mund të vazhdojë “të bëjë politikë” ashtu si deri më sot. Pra, “gota” e mbushur plot e përplot e pakënaqësi­së publike rrezikon të derdhet dhe duket se kësaj radhe shqiptarët nuk do t’i drejtohen me dëshpërim aeroportit për të marrë rrugët e botës si muhaxhirët dikur, por do t’u kërkojnë llogari deri në një qeveritarë­ve të vet, atyre që kanë marrë përsipër qeverisjen e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania