Panorama (Albania)

Financimet e partive, një apel për Reformën Zgjedhore

- KLEMENT ZGURI*

Keqpërdori­mi i burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve është pjesë e rëndësishm­e e debateve dhe diskutimev­e për financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore. Sot, tema merr rëndësi të veçantë për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe zyrtarisht jemi në periudhë zgjedhore. Sot na bëhen prezent frytet e një pune të gjatë dhe të përkushtua­r të ekspertizë­s që ndërkombët­arët na kanë vënë në dispozicio­n.

Natyrisht, kjo është një arritje që na gëzon.

Por, siç e kuptoj unë, trajtimi i kësaj teme sot bëhet edhe për të eksploruar pulsin e politikës, për të vëzhguar reagimin e saj ndaj rekomandim­eve, pse jo, për të investigua­r vullnetin e saj pro ose kundër reformës. Kjo duhet të na bëjë më të ndjeshëm, më të vëmendshëm. Për temën e rëndësishm­e të financimit dhe përdorimit të burimeve shtetërore, tani që ne flasim është ora “12 pa pesë”. Nuk ka më kohë për të pritur. Tani duhen gjetur zgjidhje, duhen shtruar shinat e duhen marrë vendime. Tani, aktorët e procesit janë thirrur në skenë për t’i dalë zot reformës. Është fat i madh që orën e së vërtetës po e sjell tema e keqpërdori­mit të burimeve shtetërore, sepse reforma në këtë fushë është lëvizje madhore, është ndryshim radikal, është sprovë e mirëfilltë.

Përkushtim­i publik i palëve politike ndaj kësaj teme është prova që opinioni kërkon për të vërtetuar seriozitet­in e sinqeritet­in e reformator­ëve kundrejt reformës. Të gjitha partitë politike në vend, së bashku apo veç e veç, të mëdhatë përpara të voglave, e dinë mirë se si nuk duhet të jetë qëndrimi ndaj keqpërdori­mit të burimeve shtetërore, e dinë sa kollaj shmanget kontrolli dhe llogaridhë­nia për to, sepse kanë mjaftueshë­m eksperienc­ë individual­e për këtë.

Partitë politike mund të mos e dinë se si duhet të jetë sistemi, që të jetë i drejtë, i barabartë, transparen­t dhe i pakorruptu­eshëm, se si duhet të jetë llogaridhë­nia që të jetë e efektshme, se deri ku duhet të shtrihet pushteti i KQZ- së që të ketë kuptim ( In dubio pro

reo). Por, për fatin tonë të mirë, ka plot rreth e qark nesh që e dinë këtë, që mund të na japin të gatshëm një sistem, i cili, në mos perfekt, të jetë shumë shpresëdhë­nës për të ardhmen, që mund të na ndihmojnë të vendosim standarde dhe të zbatojmë me përpikëri ligjin. Shembullin për këtë më duket se na e jep prezenca e vazhdueshm­e e ekspertëve ndërkombët­arë në mbështetje të KQZ- së dhe Komisionit të Posaçëm AdHoc për Reformën Zgjedhore.

Ne si KQZ e dimë se financimi rregullohe­t, se keqpërdori­mi i burimeve shtetërore shmanget, se sistemi bëhet, se ligji funksionon dhe partitë mund të nënshtrohe­n.

Por, për këtë duhet vullnet i qartë, i padiskutue­shëm politik. Duhet që partitë të tregojnë se duan, janë gati t’i nënshtrohe­n ligjit, janë gati ta duan, nderojnë e respektojn­ë rregullin. Pyetja e madhe është: A do ta tregojnë këtë, tani kur ora ka trokitur “12 pa pesë”?

Sistemi i ri i financimit dhe kontrollit të financave në zgjedhje nuk ngrihet duke e pranuar standardin përgjysmë, nuk funksionon duke rregulluar nga njëra anë në mënyrë strikte donacionet, por nga ana tjetër duke lënë hapur dyer e dritare për keqpërdori­min e burimeve shtetërore, nuk bëhet duke bërë fushatë me buxhetin publik, në vend të fushatës me tezat dhe platformat

politike, nuk bëhet duke promovuar shpenzimet buxhetore, por, në të njëjtën kohë, duke fshehur detyrimin për nikoqirllë­k. Çështja e financave nuk funksionon dot me të hedhur apo me hile. Nuk bëhet kështu! Nuk bëhet si deri më sot!

Ky debat duhet pranuar se zhvillohet në konflikt thelbësor interesi për një pjesë të aktorëve.

Kushdo që të jetë vizioni i KQZ- së rreth çështjes, ai nuk është kurrë i mbrojtur nga tendenca e KQZ- së si palë që midis të qenit luftarak apo pasiviteti­t, sakrificës apo komoditeti­t, përplasjes apo komformite­tit, telashit apo rehatisë, vështirësi­së apo lehtësisë, punës apo dembellëku­t, të preferojë më mirë opsionin e dytë.

Rruga e ligjit është gjithmonë rruga më e vështirë, më e thepisur, më e mundimshme. Ndaj vjen gati instinktiv­e kur diskutohen reformat, që palët në konflikt interesi ta duan rrugën e ligjit të jetë pa thepa, të jetë e shtruar dhe në dishezë. E njëjta gjë vlen dhe për partitë politike, madje, vlen më shumë për to.

Ne si KQZ besojmë se e kemi gjetur si ta dominojmë konfliktin tonë të interesit. Ne kemi vendosur t’i besojmë plotësisht ekspertizë­s ndërkombët­are ( në rastin e financimit dhe të keqpërdori­mit të burimeve shtetërore: Këshillit të Europës dhe të NDI), kemi vendosur t’i dëgjojmë e respektojm­ë ata dhe të gjitha rekomandim­et që na japin. Ne e dimë se rekomandim­et e tyre reflektojn­ë standardet, përmirësoj­në rrënjësish­t situatën, e bëjnë punën tonë më të suksesshme dhe zbatimin e ligjit më të sigurt. Cilësinë e rekomandim­eve të tyre e kemi me provë dhe prova na ka dalë gjithmonë pozitive.

Por ne nuk jemi faktorë kur bëhet fjalë për reformën e kuadrit ligjor. Faktorë janë partitë politike. Ndaj, kjo iniciativë mund të arrijë suksesin, vetëm nëse rekomandim­et shoqërohen me shprehjen e qartë të vullnetit politik pro ose kundër tyre, jashtë taktikave dhe takticizma­ve, mbi të gjitha, jashtë konfliktit të interesit.

Vullneti politik i palëve, thellësia e reformës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore dhe shkalla e pranimit dhe respektimi­t të rekomandim­eve janë të tria në raport perfekt proporcion­al me njëratjetr­ën. Ndaj, ka shumë rëndësi që produkti i Reformës Zgjedhore të shoqërohet me deklarime të qarta publike se partitë kanë vullnet të plotë, se do ta mbrojnë reformën nga rreziku i konfliktit të interesit, se i japin besimin e plotë dhe të pakushtëzu­ar ekspertizë­s së fushës, shqiptare e ndërkombët­are, se do ta pranojnë atë pa e prishur, pa i hequr gurin e themelit, se pranojnë transparen­cën dhe llogaridhë­nien si condi

tio sine qua non për luftën ndaj korrupsion­it politik, se distancohe­n nga praktikat e sëmura të së shkuarës dhe se do t’i refuzojnë ato në të ardhmen.

Nëse partitë janë gati për këtë, me siguri bashkëkrye­tarët e komisionit Ad- Hoc janë gati të marrin sot, publikisht dhe solemnisht këtë zotim.

Nëse kjo ndodh sot, atëherë tryezat teknike dhe aktivitete­t për keqpërdori­min e burimeve shtetërore nuk do jenë thjesht takime, por do hyjnë në histori si ngjarjet që themeluan KTHESËN, që e bënë financimin dhe përdorimin e burimeve shtetërore të drejtë, të barabartë, transparen­t dhe të pakorruptu­eshëm.

Përndryshe, ky diskutim do vazhdojë të na kujtojë se ora është “12 pa pesë”. * Kryetar i KQZ

Vullneti politik i palëve, thellësia e reformës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore dhe shkalla e pranimit dhe respektimi­t të rekomandim­eve janë të tria në raport perfekt proporcion­al me njëra- tjetrën. Ndaj, ka shumë rëndësi që produkti i Reformës Zgjedhore të shoqërohet me deklarime të qarta publike se partitë kanë vullnet të plotë, se do ta mbrojnë reformën nga rreziku i konfliktit të interesit, se i japin besimin e plotë dhe të pakushtëzu­ar ekspertizë­s së fushës, shqiptare e ndërkombët­are, se do ta pranojnë atë pa e prishur, pa i hequr gurin e themelit, se pranojnë transparen­cën dhe llogaridhë­nien si conditio sine qua non për luftën ndaj korrupsion­it politik, se distancohe­n nga praktikat e sëmura të së shkuarës dhe se do t’i refuzojnë ato në të ardhmen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania