Panorama (Albania)

Ndërtime dhe toka, sekuestro pasurive të të “fortit” me dy emra

Ndërtime, toka e shoqëri tregtare, produkt i parave të krimit

- ELBASAN

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestrua­r pasuritë e paluajtshm­e të 37- vjeçarit Elton Kila, pasi dyshohet se paratë për blerjen e tyre burojnë nga aktiviteti kriminal.

Ai u arrestua në muajin tetor, pasi akuzohet në Itali për një sërë veprash penale, mes tyre dhe "Organizatë kriminale" dhe "Trafikim i narkotikëv­e". Departamen­ti i Policisë Kriminale dispononte informacio­ne se shtetasi Elton Kila Alias Kastriot Kila, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qenë përfshirë në aktiviteti­n kriminal të trafikimit dhe shpërndarj­es së lëndëve narkotike në Itali, si dhe në veprimtari­në kriminale të simulimit të krimit ( krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligj­shëm të autovetura­ve, akte këto të kryera në Peskara, Itali. Pas grumbullim­it, administri­mit, analizimit dhe referimit të materialev­e të para nga strukturat e Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Policinë dhe Prokurorin­ë e Elbasanit, ka regjistrua­r procedimin penal për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale", në ngarkim të këtij shtetasi. Për këtë procedim penal është bashkëpunu­ar dhe shkëmbyer informacio­n i vazhdueshë­m me Misionin Ndërlidhës të Policisë Italiane ( INTERFORCA). Si rezultat i komunikime­ve të vazhdueshm­e, shtetasi Elton Kila ( Alias Kastriot Kile) u shpall në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Prokuroria e Peskarës në Itali kishte lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombët­ar për kryerjen e veprave penale "Organizata kriminale", "Trafikim i narkotikëv­e", "Mashtrimi" dhe "Kallëzim i rremë". Më datë 17.10.2018, nga Policia e Elbasanit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë. Bazuar në aktiviteti­n kriminal të shteta- sit Elton Kila ( Alias Kastriot Kile), nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë, u kryen hetime intensive në lidhje me transaksio­net financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshi­n se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova dhe Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi sekuestro preventive për pasuritë e tij. Mëngjesin e djeshëm është ekzekutuar vendimi i Gjykatës për sekuestron preventive për një ndërtesë 5- katëshe me sipërfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan, njësi shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan, një sipërfaqe toke prej 5200 m ² , në Elbasan. Gjithashtu është vendosur sekuestro 100 për qind e kuotave të zotëruara nga shtetasja I. K., në shoqërinë tregtare "KILA TRANS" sh. p. k. Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara te noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekësh të rinj. Por vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe. Gjithashtu, po këtij personi nga Njësia Hetimore Vendore në muajin tetor 2018, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë i janë sekuestrua­r edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitjeje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtari­a kriminale. Elton Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar nga "Forca e Ligjit". Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshm­e, si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

 ??  ??
 ??  ?? Elton Kila Alias Kastriot Kila
Elton Kila Alias Kastriot Kila
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania