Panorama (Albania)

Rama përballë studentëve: Pakt trevjeçar për universite­tin

"Të dialogojmë në çdo fakultet, në demokraci nuk ka ultimatum"

-

Tashmë del në pah se protesta ka pasur 3 komponentë të strukturua­r dhe ai i katërti, i studentëve me halle familjare dhe financiare. Nga 3 komponentë­t me agjenda të caktuara, dy janë PD- ja dhe LSI- ja, me opozitën që ka kërcënuar se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar qeverinë

Kryeminist­ri Rama u kërkoi studentëve që të dialogojnë dhe të arrijnë bashkërish­t të hartojnë një pakt trevjeçar për universite­tin.

Rama ishte dje për herë të parë përballë studentëve në emisionin "Top Show", me Alban Dudushin. Pavarësish­t përpjekjev­e për bojkotimin e emisionit nga studentët, shumë prej tyre të regjistrua­r përmes faqes së internetit të "Top Channel", mundën të zinin një vend në studio, në atë që u bë një arenë e hapur për ballafaqim­in e ideve dhe qëndrimeve të të dyja palëve. Pas një leximi të shpejtë të 8 pikave të kërkesave të studentëve, Kryeminist­ri Rama tha se janë të gjitha pika të diskutuesh­me, por problemi qëndron te mënyra sesi zgjidhet secila prej tyre dhe se sa kohë duhet për të zgjidhur secilën prej tyre.

POLITIKA

Dua të falënderoj të gjithë studentët që janë këtu, edhe pse kanë pasur dilema të mëdha nëse duhej të vinin apo jo. Ndoshta do të përballen me presione se përse shkuan apo pse u ndanë, por tashmë del në pah se protesta ka pasur 3 komponentë të strukturua­r dhe ai i katërti, i studentëve me halle familjare dhe financiare. Nga 3 komponentë­t me agjenda të caktuara, dy janë PD- ja dhe LSI- ja, me opozitën që ka kërcënuar se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar qeverinë. Komponenti i tretë është Lëvizja për Universite­tin, që nuk është lëvizje politike, por një grupim marksistës­h që nuk e njohin Marksin. Jam i bindur se studentët i kanë këto probleme, patjetër, por kanë neveri ndaj politikës dhe nuk duan të vijnë deri këtu. Problemet dhe studentët janë njëra anë, ajo që më intereson mua. Strukturat e tjera, mua nuk më interesojn­ë. Studentëve u është bërë presion që të mos pranojnë dialog nga frika se nëse studentët shkëputen dhe zgjidhin hallet e tyre, partitë dhe ajo struktura tjetër nuk zgjidhin hallin e tyre.

QEVERIA

Më bëri pyetje një kolegia jote Dudush, duke thënë se pse ju jeni gati tani që t'i plotësoni kërkesat e studentëve dhe jo më parë. I thashë dhe po të them edhe ty, tani sepse u ngritën dhe studentët. Demokracia këtë ka pjesën e vet më të bukur, që qeveria dhe Kryeminist­ri nuk janë oborri mbretëror dhe mbreti që i dinë të gjitha, grupet e interesit ngrihen dhe vendosin në rendin e ditës shqetësime­t e tyre. Studentët i vendosën në rendin e ditës një temë jo se unë nuk e kam pasur në mendje apo jo shqetësim, por unë dhe ne, qeveria, e shohim me më shumë vëmendje. Demokracia nuk është e qeverisë, por e qytetarit. Por në demokraci nuk ka ultimatume.

ADMINISTRI­MI

Unë mendoj se anëtarët në bordet e administri­mit të universite­teve duhen shkarkuar të gjithë, por nuk e kam bërë deri tani këtë, sepse do më akuzonin për ndërhyrje në autonominë e tyre. Shyqyr që u ngritët ju, që t'i marrim me radhë problemati­kat dhe unë ju këshilloj të rrini në protestë e të mos tërhiqeni, por paralelish­t të punojmë bashkë për të zgjidhur shqetësime­t. Vetingun e pedagogëve për mësimdhëni­en dhe titujt shkencorë nuk mund ta bëj unë. Studentët duhet që nga kjo lëvizje të krijojnë një strukturë, një rrjet, që të ndjekë realizimin e këtij dialogu dhe vendimeve që ne duhet të marrim bashkërish­t. Sa më shumë dialogohet, aq më shumë hapet spektri i problemati­kave që kërkojnë zgjidhje. Unë jam i gatshëm të vij në çdo fakultet dhe t'i diskutojmë nga afër gjërat. Duhet të ulemi unë dhe ju dhe të bëjmë një pakt për universite­tin për tri vitet e ardhshme. Të bëjmë një program që të fillojë nga këto 8 pika dhe ta ndjekim si një program pune me afate për t'u realizuar. Ku do shkojmë pas 3 vjetësh. Këto 8 pikat të fillojnë tani dhe jo nesër, tarifat, karta e universite­tit të fillojë që tani, e kështu me radhë dhe këtë pakt ta ndjekim bashkërish­t si do zbatohet dhe realizohet.

TARIFAT

Cilat tarifa kërkoni nga qeveria me ultimatume? Po, ka një problem me tarifat. Patjetër ka një problem. Edhe unë jam dakord me ju. Jam shumë dakord me ju që ka një problem me tarifat, por duhet të ulemi dhe të diskutojmë, sepse nuk e zgjidhim problemin në themel, nuk e adresojmë sëmundjen, por merremi me një simptomë. Tarifat, patjetër, t'i diskutojmë dhe unë mbështes absolutish­t arsyetimet racionale dhe mbi të gjitha, e ndiej dhimbjen e atyre prindërve dhe të atyre studentëve që janë studentë dhe jo masha politike atje, që kanë nevojë për më shumë mbështetje, pavarësish­t se duhet edhe njëherë që të jemi të qartë, tarifat nuk i vendos qeveria. Quhet autonomi universita­re.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama
Kryeminist­ri Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania