Panorama (Albania)

Basha, thirrje banorëve të Tiranës: Ndihmoni me ngrohje dhe ushqim

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u është drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës në mbrëmjen e tsë martës për t'iu gjendur pranë studentëve që vendosën të qëndrojnë përpara godinës së Kryeminist­risë. Edhe në pozitat e prindit, Basha u kërkoi qytetarëve të Tiranës t'u çojnë batanije dhe ushqim të gjithë të rinjve që vendosën të kalojnë natën përpara Kryeminist­risë me temperatur­a nën zero. "Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeminist­risë në të ftohtë. Po iu drejtohem si prind qytetarëve të Tiranës: studentët kanë vendosur në mes të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshm­e. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t'u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim", u shpreh Basha. Përmes një tjetër thirrjeje, Basha iu drejtua prindërve dhe qytetarëve të Tiranës të mbështesin pro- testën e studentëve për dije. Sipas kreut të opozitës, protesta e studentëve është shndërruar në një protestë kundër arrogancës dhe shpërfillj­es ekstreme. "Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t'u bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfillj­es ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit", tha Basha. Kreu i PD- së ka deklaruar se opozita do të mbështesë çdo protestë të studentëve, por edhe banorëve në të gjithë vendin, por nuk do të marrë drejtimin e asnjë kauze që në krye ka qytetarët dhe shtresa të ndryshme sociale. Demokratët e kanë cilësuar protestën e studentëve një dhjetor të dytë pas atij të vitit 1990, ku studentët u ngritën kundër regjimit komunist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania