Panorama (Albania)

Protesta në të gjithë vendin për energjinë, taksat e naftën

Bllokohen rrugët kryesore në Elbasan, Shkodër e Vlorë

-

Protesta e studentëve në Tiranë nuk ishte e vetmja. Në protesta, paraditen e së martës ishin edhe qytetarë në disa qytete të vendit.

Njësoj si protesta e dy ditëve më parë në Kavajë, në Shkodër dje u protestua kundër çmimit të karburante­ve dhe rritjes së taksave. Protestues­it kërkuan largimin e qeverisë, pasi sipas tyre, taksat janë bërë një barrë e papërballu­eshme. Protestues­it shkodranë bllokuan hyrjen e qytetit dhe dogjën goma, ndërkohë që kanë kërkuar nga qeveria që të reflektojë pasi ata do të përshkallë­zojnë veprimet e tyre. Në protestë ishin edhe qytetarët dhe fermerët e Korçës dhe Devollit. Sipas fermerëve të Devollit, çmimi i karburante­ve është bërë i papërballu­eshëm, ndërkohë që qeveria nuk jep subvencion­e. Në shenjë proteste, fermerët kanë hedhur prodhimet e tyre bujqësore, të cilat kanë ngelur të pashitura, sipas tyre për shkak të pafuqisë blerëse. Në Elbasan protestues­it kanë bllokuar rrugën e Bradashesh­it, e cila përbën edhe një nga pikat kryesore të hyrjes në qytet. Protestues­it mbanin në duar pankarta ku kërkonin ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të naftës. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentë të Universite­tit të Elbasanit. Sipas tyre, përmes një veprimi të qëllimshëm të gjithë autobusët që të çojnë drejt kryeqyteti­t u bllokuan dhe u pamundësua bashkimi me protestues­it në kryeqytet.

Thirrja për organizimi­n e një proteste të infermierë­ve i ka kushtuar vendin e punës në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieri­t Elson Jaçaj. Burime të “Panorama” bëjnë me dije se Jaçaj ka bërë thirrje që infermierë­t dhe mjekët në të gjithë vendin t’i bashkohen protestës. Menjëherë pas këtyre thirrjeve, infermieri është thirrur në Drejtorinë e QSUT- së, ku edhe i është dorëzuar zarfi i shkarkimit nga puna. “E vërteta është thjesht organizimi i protestës dhe kërkesat që kemi ngritur si Shoqatë për Infermierë­t, që në thelb janë: rritje page, kushte më të mira pune; siguri në punë etj. Ka qenë kjo arsyeja që i ka bërë të reagojnë në këtë mënyrë duke bërë presion”, deklaron në media Jaçaj. Në protestë janë ngritur edhe infermierë­t në qytetin e Fierit me kërkesën për rritjen e pagave. Edhe në qytetin e Vlorës është zhvilluar një protestë, ku është kërkuar ulje e taksave nga qeveria. Sipas protestues­ve, frymëzimi kryesor i këtyre protestave ka qenë ngritja e studentëve për të gjithë të drejtat e tyre. Për më shumë se një orë aksi Levan- Vlorë ka qenë i pakalueshë­m, ndërkohë që protestues­it kanë bërë thirrje për largimin e qeverisë.

 ??  ?? BASHA, DJE NE FESTEN E PD
BASHA, DJE NE FESTEN E PD
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania