Panorama (Albania)

“Washington Post” e “NYT” shkruajnë për studentët

Agjencitë e mëdha si Reuters, AP dhe ANSA raportojnë ngjarjen

-

Protesta e studentëve ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, madje edhe kufijtë e Europës. Ditën e djeshme, protesta e studentëve ka bërë jehonë edhe në mediat më prestigjio­ze të Amerikës. Krahas agjencive prestigjio­ze të lajmeve “Associated Press”, Reuters dhe agjencisë italiane ANSA, edhe gazetat amerikane si “New York Times” dhe “Washington Post” kanë shkruar për atë që po ndodh në Tiranë prej disa ditësh. Prestigjio­zja “Washington Post” shkruan se Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të universite­teve publike që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre. “Duke mbajtur protestën para Ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë 8 pika për të cilat Kryeminist­ri i sqaroi dje në një dalje live në “Facebook” dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të sh- kojnë e të bisedojnë”, shkruhet në gazetën amerikane. Krahas kësaj, “Washington Post” shkruan se kërkesat e tyre janë përgjysmim­i i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarr­ëse. Prej disa ditësh, studentët protestojn­ë në Tiranë për 8 pika që sipas tyre janë të pane- gociueshme. Kryeminist­ri Rama ka shprehur disa herë qëndrimin e tij se qeveria është gati për dialog, por ka shtuar se bordet autonome të universite­tit kanë autoriteti­n për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës. Por ftesa e Kryeminist­rit për dialog është refuzuar disa herë nga studentët, të cilët vazhdimish­t gjatë protestës së tyre u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg, pasi ata kanë kauzën e tyre. Ditën e djeshme, disa prej studentëve theksuan se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, ata do të përshkallë­zojnë protestën e tyre deri në grevë urie deri për plotësimin e kërkesave që ata kanë parashtrua­r.

 ??  ?? Faksimile e “Washington Post” për protestat
Faksimile e “Washington Post” për protestat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania