Panorama (Albania)

MUNGOJNË DISA NGA FIGURAT HISTORIKE

- ARISTIR LUMEZI

Demokratët kujtuan dje themelimin e Partisë Demokratik­e, 11 dhjetor 1990, kur Sali Berisha, Gramoz Pashko, Genc Ruli, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, firmosën krijimin zyrtarisht të partisë së parë antikomuni­ste në Shqipëri.

Të shumtë ishin demokratët që kishin ardhur dje në selinë blu, në një moment kur vendi është mbërthyer nga disa protesta, më e madhja ajo e studentëve në Tiranë dhe në rrethe. Bosht i kësaj ceremonie ishte paralelizm­i mes protestave të studentëve të Dhjetorit 1990, që çuan në krijimin e Partisë Demokratik­e dhe protestave të studentëve të dhjetorit 2018. Pas fjalës së rastit të kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, pjesëmarrë­sit ndoqën një dokumentar duke shfrytëzua­r filmime nga autorë të huaj për Shqipërinë e dhjetorit 1990, ndërsa autorët shqiptarë bënin paralelizm­in mes dy dhjetorëve. Sipas dokumentar­it, studentët e dhjetorit 1990 rrëzuan komunizmin shqiptar, ndërsa sot “bijtë e etërve të diktaturës kanë marrë peng dhe grabitur vendin, duke e detyruar rininë të largohet jashtë”. Në krah të Lulzim Bashës ishte dje dhe lideri historik i PD- së, Sali Berisha, dy nga themeluesi­t e PDsë, Neritan Ceka dhe Besnik Mustafaj. Por edhe aleatët tradiciona­lë të PD- së, si Fatmir Mediu apo Nard Ndoka dhe kreu i Ballit Demokrat, Adriatik Alimadhi etj.

BASHA Për Partinë Demokratik­e, ky është dhjetori i dytë i nisur përsëri nga studentët. Në 28vjetorin e themelimit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha hoqi një paralele mes Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që solli si produkt dhe themelimin e PD- së dhe lëvizjes studentore të dhjetorit 2018, si lindje të shpresës për shqiptarët. “Sot është 11 dhjetori. Partia Demokratik­e i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë. Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktaturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Kjo është lëvizja, garancia e demokracis­ë. Është mësim për këdo që nëpërkëmb zërin e qytetarëve. Mrekullia e demokracis­ë është që qeveria bën çfarë i thotë populli. Lëvizja studentore, Edhe pse jo një vit jubilar për të festuar, në 28- vjetorin e themelimit të PD- së ra në sy mungesa e disa figurave që kanë mbajtur poste të larta në këtë parti. Ish- nënkryetar­ët e kësaj partie, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, por dhe ish- ministrat e PD- së; Arben Imami, një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore, apo Aleksandër Meksi dhe Genc Ruli, dy nga nismëtarët e themelimit të saj. Ra në sy një prezencë e madhe e ish- deputetëve të PD- së të legjislatu­rës së kaluar. bekim për Shqipërinë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së kujtimit të 11 dhjetorit, ditës së themelimit të kësaj partie. Basha vijoi me akuzat ndaj qeverisë, duke theksuar se dëshira për të mbajtur sa më gjatë pushtetin “ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit”. “Shqipëria e vitit 1990, Shqipëria e dhjetorit 2018, janë sigurisht larg njëratjetr­ës, por kanë shumë të përbashkët­a. 28 vjet më parë, Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar, të dështuar, që po mbyllej me ikjen e shqiptarëv­e nga sytë këmbët ku t’i çonte anija e verbër e fatit. 28 vite më vonë, Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe të një qeverisjej­e që ka në themel interesat e një klike politike – ekonomike – kriminale në krye të pushtetit, ka korrupsion­in në sistem, ka blerjen e votës, ka oligarkinë. Ky është kalbëzimi që vështirëso­n dhe nxin jetën e shqiptarëv­e çdo ditë, iu vret shpresën dhe i ka shtyrë përsëri në arrati njësoj si 28 vite më parë. Ortakëria e babëzitur midis pushtetarë­ve dhe klientëve të partisë ka shkatërrua­r të gjitha mundësitë për një ekonomi të lirë të tregut”, tha Basha. Në këtë situatë, sipas kryedemokr­atit, PD- së i bie barra që t’u kthejë shpresën shqiptarëv­e. “Prandaj, sot sfida jonë më e madhe, të dashur demokratë dhe demokrate, sfida vendimtare e Partisë Demokratik­e është kthimi i besimit të njerëzve se politika do të veprojë në interesin e tyre. Sepse ky është edhe kushti për kthimin e besimit të njerëzve tek e ardhmja. Me këtë barrë të rëndë në shpatulla, jemi mbledhur sot këtu e nuk duhet ta fshehim, të rinjtë ishin frymëzimi, ishin forca që sollën ndryshimin, pluralizmi­n dhe demokracin­ë. Qytetarët e bashkuar kanë bërë ndryshime historike dhe një ndryshim i tillë po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Shpirti dhe krenaria e saj, të rinjtë janë përsëri në këmbë”, tha Basha. Sipas tij, mrekullia e rinisë është kur qeveria bën çfarë thotë populli dhe jo populli çfarë thotë qeveria. Asnjë forcë që të jep pushtetin, nuk është më e madhe se forca e një populli të bashkuar. “Lëvizja studentore, njësoj si dje, edhe sot, është bekim për Shqipërinë, është shpresa e saj e madhe, është pika e kthesës e Shqipërisë Demokratik­e, e Shqipërisë si gjithë Europa”, përfundoi Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania