Panorama (Albania)

Braho: Prokuroria tallet me denoncimet e ILDKPKI

“Prokuroria nuk pyet fare për denoncimet e këtij institucio­ni”

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, akuzoi dje institucio­nin e Prokuroris­ë, se nuk ndërmerr hetime për denoncimet që bën institucio­ni i ILDKPKI- së.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve ku u miratuan ndryshimet në ligjin për funksionim­in e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të Paluajtshm­e dhe Konfliktit të Interesit, deputeti Braho u shpreh se funksionim­i i këtij institucio­ni është shumë i rëndësishë­m dhe për këtë duhet që vetë ILDKPKI të ndërmarrë hetime. “Amendament­et e propozuara në projektlig­jin që po shqyrtojmë, janë thjesht procedurë. Ne bëjmë disa ndryshime procedural­e të nevojshme dhe pa dyshim unë për këtë fakt mbështes si iniciatori­n, ashtu edhe mendimet e relatores. Mua më shqetëson diçka tjetër. E dini ju kolegë të dashur që Prokuroria nuk pyet fare për denoncimet e këtij institucio­ni të rëndësishë­m. Nuk e di se në çfarë raporti janë denoncimet që ka bërë ky institucio­n mjaft i rëndësishë­m dhe çështjet penale që ka filluar Prokuroria. Deri më sot, Prokuroria, për opinionin tim, është tallur me denoncimet e bëra nga ky in- stitucion. Tani, ne e kemi ngushtuar të drejtën për fillimin e çështjes penale edhe me Kushtetutë dhe ia kemi veshur një organi siç është organi i Prokuroris­ë. Nuk e di, ne kontrolloj­më, pra, ky institucio­n i varur nga Kuvendi kontrollon, dhe bën shumë mirë, por cili është rezultati. Ne duhet të vrasim mendjen që ky institucio­n të kthehet në një institucio­n që jo vetëm të kontrolloj­ë, por edhe të evidentojë dhe t’u shkojë gjërave deri në fund. Unë fola bruto, gjithsesi do ta mbështes projektlig­jin e propozuar, por mendja më mbetet këtu, se si duhet forcuar ky institucio­n, që realisht të kthehet në një institucio­n efikas”, u shpreh deputeti Braho.

MBLEDHJA Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve, u miratuan ndryshimet në ligjin për funksionim­in e Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të Paluajtshm­e. Ndryshimet konsistoni­n në deklarimin online të pasurive të subjekteve që janë pjesë e deklarimit të pasurisë. Krahas kësaj, mbledhja e Komisionit të Ligjeve u përfshi në një debat për sa i përket mandatit të kryetarit të ILDKPKI- së. Deputeti Bashkim Fino kërkoi që në ligj të zbatoheshi­n të njëjtat dispozita si në rastet e titullarëv­e të institucio­neve të tjera si KLSH apo Banka e Shqipërisë, ku kryetari i institucio­nit të ketë të drejtë të rizgjidhet vetëm një herë. Por neni i ligjit për këtë çështje u miratua duke lënë që “Kryetari i ILDKPKI- së zgjidhet dhe ka një mandat 7- vjeçar”. Ky formulim i lënë nga ana e deputetëve nuk u pranua nga eksperti i EURALIU- s, i cili po ndiqte mbledhjen e Komisionit. Sipas tij, kryetari i ILDKPKI- së duhet të ketë vetëm një mandat, pasi zgjatja e tij në dy mandate krijon një pushtet shumë të lartë.

 ??  ?? DJE, GJATE VOTIMIT NE MBLEDHJEN E PERGJITHSH­ME TE PROKUROREV­E
DJE, GJATE VOTIMIT NE MBLEDHJEN E PERGJITHSH­ME TE PROKUROREV­E
 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania