Panorama (Albania)

E ngarkuara me punë nga SHBA: Koha për të bërë histori për vendin

-

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Leyla Moses- Ones, dha mesazhe inkurajues­e ditën e djeshme, teksa ishte e pranishme në Mbledhjen e Përgjithsh­me të Prokuroris­ë, përpara se të niste votimi për gjashtë anëtarët e KLP- së nga radhët e organit të akuzës. “Më shumë se dy vjet më parë, ky vend i bëri një zotim popullit të tij dhe partnerëve të tij ndërkombët­arë për ta përmirësua­r rrënjësish­t sistemin e drejtësisë”, tha ajo në nisje të fjalës së saj. Më tej, Moses- Ones tha se ka ardhur momenti që prokurorët të bëjnë historinë për Shqipërinë dhe botën dhe se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që kërkojnë. “Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’ dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë. Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej një kohe të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e kanë ndihmuar Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesiona­l. Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK- un dhe BKH- në. Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme”, ka thënë e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Moses- Ones.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania