Panorama (Albania)

Mesazhi i Arta Markut: Prokurorët ia dolën kur të gjithë ishin skeptikë

-

Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, iu drejtua ditën e djeshme me një mesazh të gjithë prokurorëv­e që morën pjesë në Mbledhjen e Përgjithsh­me që zgjodhi 6 anëtarët nga organi i akuzës për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Sipas Markut, dita e djeshme shënon një pikë kthese në Reformën në Drejtësi dhe se prokurorët duhet të ndihen krenarë për votën e tyre. Marku shprehu falënderim­e të veçanta për trupin diplomatik në Shqipëri, që sipas saj ka qenë mbështetje, por edhe falënderoi OPDAT e EURALIUS për përkushtim­in në çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi. “Të gjithë bashkë sot duhet të ndihemi krenarë”, tha Marku në fjalën përmbyllës­e të Mbledhjes së Përgjithsh­me të Prokuroris­ë. “Me votën tonë ne e krijuam institucio­nin e parë të drejtësisë së re, e hodhëm një gur themeli për të gjithë sistemin e drejtësisë. Të gjithë bashkë ne dëshmuam se jemi të përgjegjsh­ëm. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur të gjithë janë skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi një model që duhet ndjekur”, tha Marku. Ajo më pas shprehu falënderim­e edhe për pjesëmarrj­en e lartë në votime, ku 293 prokurorë ishin të pranishëm nga 305 në total. “Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrj­en dhe qytetarinë e treguar gjatë gjithë procesit. Gjatë gjithë këtij procesi kemi pasur mbështetje­n pa kushte të partnerëve tanë të OPDAT dhe EURALIUS, të cilët i falënderoj në emër të gjithë trupës së prokurorëv­e. Mbështetja e tyre ka qenë motivim për ne. Një falënderim të veçantë, në emër të të gjithë prokurorëv­e edhe për përfaqësue­sit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe ministres së Drejtësisë, të cilët na nderuan me praninë dhe fjalët inkurajues­e gjatë pjesës së parë të procesit”, vijoi Marku. Më pas ajo shprehu falënderim për mediat dhe u uroi suksese prokurorëv­e që u zgjodhën anëtarë të KLP- së, duke inkurajuar për punë profesiona­le edhe ata që nuk u zgjodhën. “Faleminder­it gjithë të ftuarve dhe të pranishme të tjerë, si edhe përfaqësue­sve të mediave. Faleminder­it dhe gjithë prokurorëv­e, kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Ishin në lartësinë e detyrës dhe të denjë për garën që bënë. Suksese kandidatëv­e që u shpallën fitues. Po kështu, edhe atyre që nuk u shpallën fitues, por që vazhdojnë të jenë mes nesh, prokurorëv­e të shtetit shqiptar. Prokurorët ia dolën”, përmbylli Marku.

 ??  ?? Arta Marku, dje gjatë votimit për KLP
Arta Marku, dje gjatë votimit për KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania