Panorama (Albania)

Të shtëna me armë zjarri pranë Tregut Ushqimor, s'dihen autorët

-

TIRANE - Disa të shtëna me armë zjarri tronditën tregtarët dhe qytetarët që ndodheshin te Tregu Ushqimor, në afërsi të Qytetit të Nxënësve paraditen e djeshme. Policia u lajmërua për dy të shtëna dhe menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes, por arriti të gjejë vetëm gëzhojat. Autorët ishin larguar menjëherë pas ngjarjes dhe askush nga dëshmitarë­t nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë kishte ndodhur. Policia tha se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifiki­min e autorëve. Megjithatë, deri tani ende nuk janë gjetur përgjegjës­it. Më 3 dhjetor, një tjetër ngjarje ndodhi në të njëjtën zonë. Një dyqan u grabit me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, nga 3 persona që kërcënuan dhe dhunuan pr- onarin. Ngjarja ndodhi rreth orës 06: 00, kur tre persona të armatosur dhe të maskuar u futën në dyqanin e tregtarit Eduard Alushi. Burime nga Policia thanë se autorët kanë arritur që të marrin dy steka me cigare dhe 30 mijë lekë që ndodheshin në arkën e dyqanit. Pronari Eduard Alushi u shpreh se ishte kërcënuar nga autorët, që sipas tij ishin të armatosur dhe siç duket nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, ata edhe e kanë dhunuar. Në një moment ai duket i shtrirë në tokë dhe dy nga autorët e dhunojnë, duke mos e lejuar të lëvizë e duke i mbajtur armën të drejtuar te koka. Ndërsa personi tjetër, të cilit nuk i duket fytyra, pasi mban në kokë kapuç, futet brenda dhe vjedh stekat e cigareve e paratë. Pronari thotë se në momentin që ata janë futur brenda, i kanë drejtuar menjëherë armën dhe nuk ka pasur mundësi që të lajmërojë Policinë, vetëm pasi ata janë larguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania