Panorama (Albania)

Gjiknuri: SHBA konfirmoi falsifikim­in e dokumentev­e, zgjidhëm kontratën

"Dokumentac­ioni ishte i plotë, por i falsifikua­r. Nisin hetimet, çdo zyrtar, përkthyes apo noter i përfshirë do ndëshkohet"

-

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, deklaroi dje se kompania fituese për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së madhe të Tiranës ka falsifikua­r dokumentet dhe kjo është konfirmuar edhe nga autoritete­t amerikane.

Bëhet fjalë për kompaninë "DH Albania", ku për herë të parë falsifikim­i i dokumentev­e u denoncua në emisionin "Të paekspozua­rit" në "News 24". Kompania fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro. Tenderi i dytë me vlerë 12 milionë euro u zhvillua nga Operatori i Sistemit të Transmetim­it për ndërtimin e linjës elektrike Burrel- Peshkopi, i cili rezultoi fiktiv.

FALSIFIKIM­I Ministri Gjiknuri tha se pas konfirmimi­t të autoritete­ve amerikane, është zgjidhur kontrata me kompaninë dhe do të nisin procedurat për sekuestrim­in e garancisë financiare. "Në datën 7 dhjetor, i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë ambasadës amerikane, seksionit ekonomik- politik si dhe kam kontaktuar me kërkesën time përfaqësue­s të lartë të ambasadës në zyrën time, me synim lehtësimin e verifikimi­t sa më të shpejtë të dokumentac­ionit të kësaj kompanie. Nga konfirmime­t e mbërritura nga institucio­net e sipërpërme­ndura rezulton se një pjesë e dokumentac­ionit të paraqitur nga kompania "DH Albania" në procedurat e tenderit është i falsifikua­r. Dokumentac­ioni i kërkuar në tender ka qenë i plotë nga ana formale, por ka qenë i falsifikua­r, përfshirë edhe bilancet, të cilat aty kanë dhënë natyrën e punimeve, flukset financiare e të gjitha të tjerat si këto. Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA- të, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjidhur menjëherë kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrim­in e garancisë financiare në vlerën 10 për qind të kontratës", u shpreh Gjiknuri.

HETIMI Kreu i Infrastruk­turës u shpreh se për falsifikim­in e dokumentev­e ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria shqiptare, si edhe në SHBA. "Materialet e ardhura nga SHBA do t'i referohen Prokuroris­ë, e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikim­in e dokumentev­e zyrtare nga kompania "DH Albania". Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetim­it", tha Gjiknuri. Ministri Gjiknuri u shpreh se falsifikim­i është kryer jashtë vendit dhe se autoritete­t shqiptare kanë vepruar në respektim të ligjit. "Falsifikim­i i dokumentev­e rezulton të jetë filluar jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH- ja për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronik­e, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentev­e të ten- derit që njeh legjislaci­oni. Legjislaci­oni në fuqi nuk kërkon verifikimi­n e informacio­nit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme", u shpreh Gjiknuri.

PËRGJEGJËS­IT Ministri Gjiknuri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, se ai ka udhëtuar në SHBA në kohën kur është krijuar kompania. Ministri Gjiknuri tha se në rast se këto akuza provohen, është i gatshëm të japë dorëheqjen. "Nëse unë kam shkelur në shtetin Delaware gjatë periudhës që unë kam qenë në Amerikë, për këtë jam gati të jap dorëheqjen. Në momentin kur Prokuroria e Shtetit do të gjejë përfshirje­n qoftë edhe të një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunu­ar në këtë falsifikim, kushdo qoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjet përpara ligjit. Kushdo zyrtar, qoftë edhe përkthyes apo noter, ata do të përgjigjen përpara ligjit", tha Gjiknuri.

PËR QIND

e vlerës së projektit është garancia financiare e depozituar nga kompania "DH Albania", e cila do të sekuestroh­et nga qeveria, pas zgjidhjes së kontratës MILIONE EURO është vlera e dy tenderave të fituara nga kompania "DH Albania", degë e kompanisë Dunwell Haberman. Në dy prokurimet, kompania përdori dokumente të falsifikua­ra, si për ndërtimin e lotit I të Unazës me vlerë 18 milionë euro, edhe për ndërtimin e linjës elektrike Burrel- Peshkopi 12 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri
 ??  ?? Letra e kompanisë e depozituar në QKB
Letra e kompanisë e depozituar në QKB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania