Panorama (Albania)

Brexit pranë pemës së Krishtlind­jes

- BARBARA WESSEL*

Dita e djeshme politike në Londër ka qenë si një lloj shfaqje teatri nga çmendina. Theresa May që në mëngjes vraponte nëpër televizion­e së bashku me ministrin Michale Gloën. Qëllimi ishte që të siguronte votat e mjaftueshm­e për projektin e saj për Brexit dhe që votimi të kalonte ashtu siç donte ajo.

Por vetëm gjysmë ore më vonë, May tha se votimi shtyhet, sepse ishte e vetëdijshm­e që do të përjetonte një humbje katastrofa­le në votim. Tani mbase do të dërgojë deputetët në festimet e Krishtlind­jeve, së bashku me marrëveshj­en e saj për Brexit. Urime festat!

SI NDONJË SKEÇ E gjitha kjo dëshmon se Kryeminist­rja britanike do t’i shfrytëzoj­ë të gjitha mundësitë që i lejohen për t’ia arritur qëllimit. Ajo e ka lënë parlamenti­n të veprojë më me rezervë, me shpresën se gjatë Krishtlind­jeve rreth tryezave festive me punch e gjel deti mund të shtohet frika nga një Brexit radikal dhe si rrjedhojë të zbutet rezistenca ndaj marrëveshj­es që ajo ka arritur në Bruksel.

Theresa May ka shtyrë edhe më parë vendime të ndryshme gjatë negociatav­e për Brexit. Bisedimet në Bruksel janë shtyrë dhe kanë dështuar shpesh, sepse Londra kishte nevojë për konsultime brenda vetes. Në fund, të gjitha këto shtyrje kanë sjellë më shumë dëm sesa dobi për palën britanike.

Teatri i absurdit në Londër ka shkaktuar habi në Bruksel. Theresa May e ka humbur edhe atë pak kredibilit­et që ka pasur në kryeqyteti­n europian. E gjitha kjo duket si ndonjë skeç i Monty Paytonit, ku marrëzia

shndërrohe­t në metodë. May sërish ka premtuar se në Parlament do të sjellë Brexitin më të mirë të mundshëm, por këtë nuk e beson askush më.

VENDIMI SHTYHET

Lojërat e Kryeminist­res në fund mund të dështojnë. Ajo tani kthehet në Bruksel për të kërkuar një strategji daljeje nga situata, në veçanti sa i përket kufirit mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Por ajo sërish do të përballet me rezistencë, madje edhe me mundësinë që dikush ta hedhë poshtë këtë marrëveshj­e prej 585 faqesh.

Ajo, më pas, në Londër, do të detyrohej të pranonte humbjen. May vërtet i ka bërë të gjitha për të arritur një Brexit me marrëveshj­e, por a do të mjaftojë kjo? Besohet se rezistenca dhe zemërimi do të shtohet.

Kryeminist­rja skoceze Nicola Sturgeon e ka quajtur aksionin e Therese May një burracakër­i të pështirë. May e ka siguruar kështu pushtetin e konservato­rëve. Por vendimi vetëm sa është shtyrë dhe nuk është anuluar përfundimi­sht. QËNDRIMI NË PUSHTET

Fatale për Theresa May është që po humbet kohë pa pasur një vendim përfundimt­ar për Brexitin. Apo ndoshta zgjidhja më e mirë për dalje nga ky qorrsokak është - referendum­i i ri.

May po u shkon për shtat njerëzve në partinë e saj, por problemet mbeten. Mbi mirëqenien e vendit të saj, ajo ka vënë interesat e partisë dhe qëndrimin në pushtet. Ajo që Theresa May po tregon këtu, është vetëm interesimi për pushtetin e vet dhe shpalljen e kapitullim­it politik. Teatër, që shihet me neveri dhe frikë.

* D. W.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania