Panorama (Albania)

MARRËVESHJ­A BULLGARI- MAQEDONI

-

Maqedonia dhe Bullgaria, marrëveshj­en e fqinjësisë së mirë e kanë arritur më 1 gusht dhe me të, dy vendet pretendojn­ë të zgjidhin mosmarrëve­shjet historike që kryesisht kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase të paraluftës së Dytë Botërore. Marrëveshj­a ishte nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase, të cilën tani zyrtarët bullgarë e mohojnë. pranohen nga të gjithë. Ashtu siç kam shtrirë dorën dhe kam pranuar të ndajmë historinë e përbashkët, do të vazhdoj të flas në frymën e miqësisë dhe do të vazhdoj të ndërtoj fqinjësi të mirë, pa marrë parasysh se në çka i bazojnë deklaratat e tyre të tjerët”. Duke iu referuar zyr- tarëve bullgarë, Zaev tha se “Unë besoj se zoti Karakaçano­v, ministrja e Jashtme Zaharieva dhe Kryeminist­ri Borisov, por para së gjithash, populli bullgar është popull mik i popullit tonë”, ka deklaruar ai duke shtuar se të drejtën e përcaktimi­t e garanton marrëveshj­a me Gre- qinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilën Maqedonia do të ketë emër të ri, Maqedonia e Veriut. Reagimet e zyrtarëve bullgarë kishin pasuar një deklaratë të Kryeminist­rit Zaev se “Marrëveshj­a e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”. Ndërsa në Bullgari u komentua se, “Zoti Zaev, mos e keqpërdorn­i temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësim­in në NATO dhe BE… Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe territore të Republikës së Bullgarisë. Zaev nesër mund të dëshirojë një dialekt të ngjashëm bullgar që të mësohet si gjuhë zyrtare e huaj te ne. Kjo është e papranuesh­me. Ky është provokim”, deklaroi Krasimir Karakaçano­v, zëvendëskr­yeministër për Siguri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania