Panorama (Albania)

Gjermania kërkon heqjen e taksës

Haradinaj në “Twitter”: Taksa hiqet kur Serbia të na njohë

-

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i kërkoi të martën Kosovës që ta anulojë, ose të paktën ta pezullojë zbatimin e taksës prej 100 për qind që Prishtina zyrtare ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Maas i bashkohet zërave të shumë diplomatëv­e të lartë, në BE dhe në SHBA, që kanë kërkuar heqjen e taksës. Por si të tjerët, edhe ministri gjerman ka marrë një përgjigje të pafavorshm­e nga Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryediplom­ati gjerman, duke folur në Paris në një takim për kufizimin e përhapjes së armëve të vogla nga Ballkani, tha se gjithashtu i vjen keq për dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave veriore. “Një përshkallë­zim i mëtejshëm duhet të parandaloh­et urgjentish­t. Sukseset e dialogut për normalizim­in duhet të ruhen”, ka thënë ai, sipas “Reuters”. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur në muajt e fundit, pasi Beogradi bllokoi anëtarësim­in e Prishtinës në INTERPOL. Autoritete­t kosovare javën e shkuar theksuan se nuk do ta tërheqin taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja deri në njohjen nga këto dyja shtete. Shefi i diplo- macisë gjermane theksoi se marrëdhëni­et e përmirësua­ra do të përshpejto­nin përpjekjet e Serbisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian. “Në vend që të mendojnë për ndryshimin e kufijve, Beogradi dhe Prishtina duhet t’i përqendroj­në për- pjekjet e tyre në një marrëveshj­e të zbatueshme që mbulon të gjitha çështjet e hapura dhe bën të mundur një normalizim gjithëpërf­shirës”, tha Maas. Por Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsërit­ur qëndrimin e tij se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje- Hercegovin­ës do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës. Haradinaj, përmes një shkrimi në “Tëitter” ka bashkangji­tur një link të një shkrimi në gazetën “Financial Times”. Ai ka shkruar se masa e vënë është bërë pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër. “Kemi duruar ta mar- rim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100 për qind do të hiqet me normalizim të plotë dhe normalizim­i i plotë do të thotë njohje”, ka shkruar ai. Një ditë më parë, Komisionar­i europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, tha se “Vonesa për heqjen e taksës është e papranuesh­me për ne. Edhe njëherë, taksa është kundër frymës së përparimit në aspektin e bashkëpuni­mit rajonal. Bashkëpuni­mi rajonal mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania