Panorama (Albania)

KONTROLLET BUXHETORE

-

Protestues­it e “Jelekëve të verdhë” kërkuan edhe më shumë lëshime nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën, një ditë pasi ai plotësoi një sërë kërkesash të tyre në një fjalim para kombit, duke premtuar paga më të larta dhe taksat më të ulëta, një premtim që i kushtoi Francës rreth 10 miliardë euro në buxhet. Thomas Miralles, një zëdhënës i “Jelekëve të verdhë” në rajonin jugor Pyrenees- Orientales, tha se Macron kishte dështuar të dëgjonte protestues­it dhe u zotua të shkonte në Paris këtë të shtunë për demonstrat­ën e tij të parë në kryeqytet. Por nuk është vetëm e Franca nuk është i vetmi vend që po kontrolloh­et nëse u përmbahen rregullave të shpenzimev­e të BE- së, pasi Italia miratoi një buxhet këtë vit, i cili quhet shumë problemati­k në BE, pasi shkel premtimet e qeverisë së mëparshme dhe rrezikon ta rrisë deficitin buxhetor deri në 3.1 për qind deri në vitin 2020, me borxhin tashmë në 131 për qind të PBB- së. shtuna dita problemati­ke për Macron. Mijëra studentë të zemëruar nga reformat arsimore të Macron u bashkuan me “Jelekët e verdhë” në rrugë për një “të martë të zezë” me trazira, duke i komplikuar më tej çështjet për Presidenti­n francez. Dhe telashet nuk kanë të ndalur këtu. Edhe aleatët tradiciona­lë të Macron në Europë paralajmër­uan se do të monitorojn­ë nga afër planet e tij të shpenzimev­e, me ndryshimet e premtuara në fjalimin televiziv, për të kontrollua­r nëse ato janë brenda kufijve të BE- së. Rregul- lat e miratuara në prag të krizës së tregut në vitin 2008 kërkojnë që të gjitha shtetet anëtare të kenë një deficit prej më pak se 3 për qind të PBB- së, borxhin në më pak se 60 për qind të PBB- së dhe për çdo shtet anëtar me borxhe mbi 60 për qind, duhen marrë hapa çdo vit për ta zvogëluar atë. Borxhi aktual i Francës është 97 për qind e PBB- së, ndërsa ekonomistë­t besojnë se planet e reja të shpenzimev­e të Macron do të shtyjnë deficitin mbi 3 për qind në vitin 2019. Vendet e BE ku gjendet se është shkelur rregullorj­a, rrez- ikojnë të goditen me gjoba të rënda. Në Francë, ndërsa Macron mbante fjalimin televiziv për kombin, protestues­it u mblodhën rreth televizion­eve në të gjithë vendin për të dëgjuar premtimin e tij, por nuk kanë pranuar të ndalin protestat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania