Panorama (Albania)

Khashoggi dhe gazetarët në rrezik zgjidhen “Njeriu i vitit”

“Time” i quan “Gardianët” si ruajtësit dhe shpallësit e së vërtetës

-

Gazetarë të vrarë dhe të burgosur janë zgjedhur këtë vit si “Njeriu i vitit” nga revista prestigjio­ze “Time”.

Ndër emrat që ishin seleksionu­ar për të marrë titullin tradiciona­l, ishin edhe presidentë dhe njerëz të tjerë të fuqishëm. Por në kopertinën e revistës këtë herë qëndronte gazetari Jamal Khashoggi, kritik i regjimit saudit. Me etiketimin si “Gardianët” për zbulimin dhe publikimin e së vërtetës, veç Khashoggi- t kishte edhe foto dhe emra gazetarësh të tjerë që janë vrarë apo burgosur nëpër vende të ndryshme të botës. Në katër kopertina të ndryshme, ishin shpërndarë edhe stafi i “Capital Gazette”, gazetarja Maria Ressa e Filipineve dhe bashkëshor­tet e Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të burgosur në Mianmar. “Time” ka komentuar se ata janë përzgjedhu­r “pasi kanë ndërmarrë rreziqe të mëdha në kërkim të së vërtetës, për zbulimin e fakteve jo të përsosura, por esenciale, se thanë të vërtetën dhe e ndanë atë me të gjithë”. Jamal Khashoggi ishte një gazetar i mirënjohur saudit dhe kritik i liderit të Arabisë Saudite. Shkruante në “washington Post”. Ai u zhduk kur hyri në konsullatë­n saudite në Stamboll në muajin tetor për të marrë dokumente martese. Autoritete­t saudite pranuan se ai është vrarë brutalisht brenda konsullatë­s nga oficerë të inteligjen­cës saudite, por mohojnë se Princi saudit ka pasur dijeni për këtë. Sa për stafin e “Capital Gazette”, janë vlerësuar pasi kanë kaluar çaste tmerri kur një burrë i armatosur hyri në zyrat e tyre dhe vrau 5 anëtarë të stafit më 28 korrik të këtij viti. I dyshuari kishte qenë në gjyq me gazetën në vitin 2012, por e kishte humbur atë. Me gjithë tmerrin që kaluan në zyrë, gazetarët nuk e lanë punën, por vazhduan të shkruajnë në parkim për të nxjerrë në treg numrin së nesërmes. Maria Ressa ka qenë gazetare e CNN. Ajo themeloi në Filipine blogun e saj “Rappler” me gazetari investigue­se. Ka qenë kritike e fortë e Presidenti­t Rodrigo Duterte, duke vënë në pikëpyetje vërtetësin­ë në deklaratat e tij dhe duke kritikuar luftën vdekjeprur­ëse kundër drogës. Duterte i ka hequr licencën si gazetare dhe këtë vit po hetohet për evazion fiskal. Dy gazetarët Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, të dy qytetarë të Mianmarit, janë dënuar secili me nga shtatë vite burg për shkeljen e aktit të sekreteve shtetërore. Ata kanë hetuar vrasjen e 10 burrave të etnisë Rohingya nga Ushtria. Dy gazetarët u arrestuan ndërsa mbanin në dorë dokumente shtetërore që ua kishin dhënë dy policë. Ata thonë se janë futur në kurth nga Policia. Në 1950, “Time” ka shpjeguar se revista zgjedh edhe grupe edhe individë si “Njeriu i vitit”. Këtë vit është hera e parë që dikush merr titullin pas vdekjes.

 ??  ?? Kopertina e “Time”
Kopertina e “Time”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania