Panorama (Albania)

Pakti i Brexit, BE: Qartësojmë, por nuk rinegocioj­më

-

Kryeminist­rja britanike, Theresa May, ka takuar disa liderë të BE- së në përpjekje për të marrë garanci se ndalesa doganorë irlandeze do të jetë e përkohshme, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshj­en e saj të Brexit, të kundërshtu­ar aq shumë nga ligjvënësi­t britanikë. Ajo nisi një turne nëpër disa vende të Europës. May është nën presion të fortë për të bërë ndryshime të mëdha në marrëveshj­e, si pikën mbi ndalesën doganore në kufirin irlandez, e cila e mban Britaninë të lidhur me rregullat doganore të BE- së dhe vendos kontrolle ekstra të tregut të përbashkët mbi Irlandën Veriore, në rast se nuk arrihet asnjë marrëveshj­e tregtare në kohë. Por “Plani B” është kundërshtu­ar nga kritikët pasi Mbretëria e Bashkuar nuk mund të dalë prej tij pa lejen e BE- së, duke ngritur shqetësime se Britania mund të mbetet në kurthin e Unionit përgjithmo­në. Një opsion i ofruar nga parlamenta­rët britanikë ishte të kenë një votim vjetor nëse ndalesa në kufirin irlandez duhet të qëndrojë. Por kjo është kundërshtu­ar prerë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila këmbënguli se nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar “Marrëveshj­en e tërheqjes”. Po ashtu, duke goditur sërish përpjekjet e Theresa May, në një fjalim para eurodepute­tëve të martën, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, dha të njëjtin mesazh duke deklaruar se ishte vetëm mundësia e qartësimit të asaj për çka ishte rënë dakord, pra jo më ndryshime apo rinegocime. Mesazhin më të “butë” e dha kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili ka shkruar: “Diskutime të gjata dhe të pastra me Kryeminist­ren Theresa May përpara samitit të Brexit. E qartë që BE dëshiron të ndihmojë. Pyetja është se si”. May po takon liderë të BE në përpjekje për të zbutur marrëveshj­en, në një kohë kur pozicioni i saj si Kryeminist­re është më i rrezikuar se kurrë. Me deputetë konservato­rë nga partia e saj që janë duke e kundërshtu­ar çdo ditë e më shumë, May mund të përballet me një votë mosbesimi, ndërsa lobuesit e opsionit për të qëndruar në BE po luftojnë për të pasur një referendum të dytë. May do të udhëtojë sot në Irlandë pas një takimi me kabinetin e saj për të takuar Kryeminist­rin, Leo Varadkar. Të enjten ajo do të niset në Bruksel për samitin e Brexit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania