Panorama (Albania)

Barça “dhuratë” Totenhemit, Inter e Napoli dalin blof

Katalanasi­t ruajnë rekordin pa humbje me rrotacion total në formacion

-

Totenhem dhe Liverpul kualifikoh­en për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve ndërsa Inter e Napoli do të luajnë në Europa Ligë.

Mbrëmja e fundit e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampionëve ka nisur me surpriza në Milano. Gol i PSV- së që në start të ndeshjes, teksa në Barcelonë vendësit ishin kursyer për nga titullarët. Mesi & Co ishin në stol dhe në fushë përballë Totenhemit ishte pjesa e mbetur e skuadrës. Megjithatë, ishte Dembele që në minutën e shtatë ia doli të kalojë në avantazh vendësit. Totenhem prodhon volum dhe shfrytëzon rrotacioni­n e spanjollëv­e, mirëpo goli do të vijë në limite. Lukas do të barazojë shifrat vetëm në të 85- tën minutë. Në Milano, PSV- ja futet e motivuar, teksa në të 13- tën minutë ishte Lozano që i kaloi pas një aksioni ku fajtor për zikaltrit ishte ish- juventini Azamoah me një top të humbur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Inter provon me të gjitha mënyrat, por pjesa e parë mbyllet pa gol, me gjithë rastet apo edhe shtyllën e goditur. Goli për italianët do të vijë vetëm në të 73- tën me kapitenin Ikardi, që shfrytëzon harkimin perfekt të Poli- tanos. Në fund, barazim pikësh mes Interit dhe Totenhemit, por goli në fushën kundërshta­re nxjerr anglezët të dytët pas Barçës. Në përballjen tjetër ishte Liverpul që la jashtë Napolin falë fitores 1- 0 të arritur përballë Napolit me gol të Salah. Sërish barazim pikësh, por Liverpul shkon më tej, ndërsa Napoli do të luajë në Europa Ligë.

SOLARI

Një ditë pas deklaratës së Kristiano Ronaldos se Juventusi është një ekip i përulur dhe një familje e madhe, ka ardhur kundërpërg­jigjja nga Madridi. Është trajneri Santiago Solari, i cili thotë se te Reali gjithashtu janë të përulur dhe këtë e kanë treguar gjatë historisë. Reali i Madridit do të mirëpresë sot në "Bernabeu" CSKA- në e Mosk- ës, në një ndeshje që për këta të fundit është shumë herë më e vlefshme sesa për madrilenët. "Përulësia është virtyti i të mëdhenjve dhe dhoma e zhveshjes së Realit të Madridit është madhështor­e dhe e përulur. E ka treguar këtë gjë. Është e madhe në të gjitha vlerat e sportit. Ronaldo është i yni përgjithmo­në, është historia e gjallë e Realit të Madridit. Por mendimet e tij nuk mund t'i komentoj unë. Janë të tijat dhe i përkasin atij. Nuk zgjedh mes Ligës apo Champions- it. I dua të dyja, gjithashtu edhe Botërorin e klubeve. Të gjitha kompeticio­net ku marrim pjesë, duam t'i fitojmë. I dua të gjitha. Jemi ende në garë për t'i fituar të gjitha. Shpresojmë të shkojmë në finale", tha Solari.

 ??  ?? Festa e Totenhemit për golin e kualifikim­it
Festa e Totenhemit për golin e kualifikim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania