Panorama (Albania)

Zgjedhjet në UEFA, Duka kandidon sërish

-

Shqipëria kërkon një vend në qeverinë europiane të futbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është mes 11 kandidatëv­e që do të diskutojnë mes tyre tetë mandatet për Komitetin Ekzekutiv në Kongresin e 43- të të UEFA- s.

Zgjedhjet - Në Komitetin Ekzekutiv të UEFA- s janë 17 anëtarë, 16 që zgjidhen me mandat katërvjeça­r dhe presidenti i UEFAs. Në bazë të statutit të UEFA- s, Komiteti ndahet në dy grupe me nga tetë anëtarë. Përkatësis­ht, secila tetëshe zgjidhet çdo katër vite. Armand Duka kandidoi për një post në Komitetin Ekzekutiv në zgjedhjet e prillit 2017, duke mos ia dalë që të sigurojë një vend, edhe pse siguroi 25 vota nga 55 anëtarë që ishin me të drejtë vote në zgjedhje. Në shkurt 2019 është periudha zgjedhore për tetë vendet e tjera në qever- inë e europiane të futbollit dhe kreu i FSHF- së do të rikandidoj­ë.

Njoftimi - Pas njoftimit në faqen zyrtare të UEFA- s për kandidatët në zgjedhjet e radhës, ka qenë edhe vetë kreu i FSHF- së që ka bërë publike kandidatur­ën e tij. "Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s. Shpresoj që në Kongresin e 43- të që do të mbahet në Romë më 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetës­e. Kandidoj me dëshirën për të përfaqësua­r futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit europian", ka shkruar dje kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në listë janë dhjetë kandidatë dhe një kandidate për të vetmin post që u rezervohet femrave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania