Panorama (Albania)

1600 PERFITUES

Lista e re, të përndjekur­it që marrin këstin e tretë

- TIRANE

Ministria e Financave miratoi dje emrat e rinj të trashëgimt­arëve që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit. Afatet e dokumentet që duhen

Ministria e Financës ka publikuar dje emrat e 1600 trashëgimt­arëve, që kanë gati këstin e tretë të dëmshpërbl­imit.

Gazeta boton sot një pjesë të listës për të vijuar edhe nesër me pjesën e mbetur. Secili prej përfituesv­e ligjorë, që mund të jenë fëmijët ose nipërit dhe mbesat e të dënuarit, duhet të dorëzojë pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve: kopje të letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë të trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Dosja konsideroh­et e plotë dhe e gatshme për pagesë në momentin që secili prej trashëgimt­arëve të ketë dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. Ata, të cilët e kanë përmbyllur këtë proces, nuk kanë asnjë detyrim, mjafton vetëm të presin. AFATET Për plotësimin e dosjes, familjarët e të dënuarve kanë tre muaj afat. Nëse nuk arrijnë që brenda këtij harku kohor të bëjnë plotësimet që kërkohen, atëherë e drejta për dëmshpërbl­im i kalon një të dënuari tjetër që është në radhë. Për ndarjen e çdo kësti do të ndiqet rendi kronologji­k, çka do të thotë se ata që e kanë marrë të parët këstin e parë, do të jenë të parët që do të përfitojnë edhe këstin e tretë e kështu me radhë. Financat sqarojnë se pagesa e këstit vijues do të kryhet mbi bazë të dokumentac­ionit të dërguar më parë, kur nuk ka kontestim, nga rrethi i familjarëv­e ose të trashëgimt­arëve.

FONDI Sa i takon fondit të mbetur, mësohet se janë rreth 250 milionë lekë që kanë mbetur nga fondi vjetor për kategorinë joparësore. Në këtë fazë të parë, Ministria e Financave ka bërë gati për pagesë një listë me 300 emra, të cilët do të bëhen publikë në ditët në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania