Panorama (Albania)

Prapaskena­t pas skadimit të ultimatumi­t për Ramën, pse studentët vendosën të ngujohen te Kryeminist­ria

KRYEMINIST­RI PERBALLET LIVE ME DISA STUDENTE: “DIALOG PER NJE PAKT 3- VJEÇAR”. ÇFARE PRITET TE NDODHE SOT ME PROTESTEN

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Mbi 12 orë protestë nuk kanë mjaftuar për të ndërtuar një komunikim mes studentëve të Universite­teve të Tiranës dhe dhjetëra të rinj sfiduan temperatur­at nën zero dhe qëndruan përpara godinës së Kryeminist­risë me shpresën për të marrë një përgjigje, lidhur me kërkesat e tyre.

Të pakoordinu­ar, por të vendosur për t'i shkuar deri në fund qëllimit të tyre, studentët kanë dakordësua­r për të bllokuar edhe sot mësimin në universite­te dhe gjimnazet e Tiranës. Kërkesa e studentëve, njësoj si një ditë më parë, është mbështetur edhe pedagogët dhe Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re.

PROTESTA Pa një drejtues dhe me shumë megafona në duar, studentët e nisën ditën e 8të të protestës së tyre nga tetë fakultete të ndryshme. Në orën 08: 30 grumbullim­et e studentëve nisën në Fakultetin e Mjekësisë, te Shkencat Sociale, te Shkencat e Natyrës, tek Inxhinieri­a e Ndërtimit, tek Ekonomiku, tek Juridiku dhe tek Universite­ti Bujqësor në Kamzë. Me thirrjet për të plotësuar të gjitha kërkesat e renditura në letrën e dërguar në Kryeminist­ri, Kuvend dhe Ministrinë e Arsimit, studentët u vendosën përpara zyrës së ministres Lindita Nikolla në orën 10: 00. Protesta e mbështetur edhe nga gjimnazist­ët dhe studentët e ardhur nga disa rrethe nisi me një ultimatum për qeverinë: Ju presim deri në orën 16: 00. Sipas studentëve, ky orar do të përbënte fundin e pritjes për të parë një "VKM" apo "Urdhër" në lidhje me tetë kërkesat e tyre. Pas kësaj ore studentët deklaruan se do të përshkallë­zojnë veprimet.

PËRPLASJA Kur kishte ngelur edhe 1 orë e 25 minuta nga përfundimi i afatit të vendosur nga vetë studentët, disa prej pro- testuesve propozuan që nëse deri në orën 16: 00 do të mungonte një përgjigje nga Rama, atëherë protesta do të duhej te zhvendosej përpara Kryeminist­risë. Ky propozim nuk mori pëlqimin e shumicës dhe u bë shkas për një përplasje të brendshme. Ishin thirrjet nga megafonat "Mos u përçani", ato që ulën ten- sionet dhe rikthyen normalitet­in në shesh. Ora 16: 00. Sytë e studentëve u drejtuan nga smartfonët për të parë nëse kishte pasur një vendim qeverie. Mungesa e një vendimmarr­jeje të tillë u shoqërua me vezë dhe qindra shishe plastike të hedhura në drejtim të godinës së ministrisë. Grupi që propozoi zhv- endosjen drejt Kryeminist­risë u tërhoq nga kërkesa e parë, por propozoi që përshkallë­zimi të bëhej duke bllokuar qarkullimi­n e mjeteve në rrethrrotu­llimin e Zogut të Zi. Vendimi u përkrah nga pjesa më e madhe e studentëve, e cila e vendosur në katër drejtimet e ndryshme të rrethrrotu­llimit paralizoi trafikun për mbi tri orë në kryeqytet. Një pjesë e protestues­ve qëndroi përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe një tjetër grup u zhvendos përpara Kryeminist­risë. Kjo mungesë koordinimi e studentëve u komentua edhe nga Kryeminist­ri Rama, i cili përmes një statusi në "Facebook" premtoi se nuk do të lejojë t'i përçajnë. "Ju mbytën me presionin kundër dialogut se do t'ju përçaja unë, po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen, unë jam me studentët, jo me maskat e LSI e PD dhe s'ju lë në baltë. Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur dialogun, s'ndalemi më # përUnivers­itetin", u shpreh Kryeminist­ri. Por studentët sërish nuk u tërhoqën. Përmes disa hapësirave online, të rinjtë vendosën të komunikojn­ë për organizimi­n e sotëm, i cili sërish do të prodhojë një protestë, e cila nuk ka të qartësuar nëse do të zhvillohet sërish te Ministria e Arsimit apo përpara godinës së Kryeminist­risë.

 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE PARA KRYEMINIST­RISE ( MAJTAS) PROTESTA TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE “ZOGU I ZI”
DJE, GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE PARA KRYEMINIST­RISE ( MAJTAS) PROTESTA TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE “ZOGU I ZI”
 ??  ?? Studentët gjatë protestës te rrethrrotu­llimi i Zogut të Zi
Studentët gjatë protestës te rrethrrotu­llimi i Zogut të Zi
 ??  ?? Studentët para Kryeminist­risë
Studentët para Kryeminist­risë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania