Panorama (Albania)

Gatuzo: Grinta s’mjafton, në Europë duhet... koka

-

Milani luan sot në orën 21: 00 ndaj Olimpiakos­it shansin e fundit për të vazhduar më tej në Ligën e Europës. Kuqezinjve u mjafton edhe një humbje minimale, por terma të tillë nuk tolerohen në Milanon kuqezi. Këtë fakt e konfirmoi në konferencë për shtyp edhe trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili dje deklaronte: "Ai ndaj Olimpiakos­it është një takim thelbësor për klubin, skuadrën e të gjithëve ne. Do të jetë një ambient i nxehtë, por që atmosfera del në plan të dytë sapo zbret në fushë sepse luajnë lojtarët dhe jo tifozët. Do të duhet një paraqitje e madhe në nivel teknik dhe taktit, përveçse mendor". "Receta" për ndeshje të mëdha nuk ka. Gatuzo ka luajtur vetë shumë të tilla, por siç e pranon edhe ai: "Mund t'u transmetoj djemve dijet e mia, por në bazë të karakteris­tikave të tyre sepse veçoritë e mia nuk kam si ua fus në kokë. Gjithsecil­i është ndryshe dhe jo të gjithëve u duhet grinta me të cilën luaja unë dikur".

Situata - Dëmtimi i Susos shqetëson jo pak trajnerin që ka nevojë për spanjollin, por mes infermieri­së dhe merkatos, Rino gjen kohë për të shpjeguar këndvështr­imin e tij: "Dëmtimet ndodhin, por për Suson do të shohim nesër ( sot), pasi ekzaminime­t instrument­ale nuk treguan asgjë serioze. Po luajmë çdo tri ditë dhe koha është e pakët. Edhe me drejtuesit flas çdo ditë, por mos prisni t'ju tregoj juve. Për merkaton disa kufizime financiare, megjithatë nuk mund të shpërqendr­ohemi tani duke menduar kush do të vijë e kush do të ikë".

Athina ngjall kujtime të ëmbla për teknikun e "Djallit", por ndaj ekipeve greke, Milani nuk ka fituar kurrë. "Një arsye më shumë për të bërë mirë në Athinë, ku edhe vjet ( kundër AEK) barazuam. Duhet kujdes sepse lojtarët e Olimpiakos­it kanë më shumë përvojë ndërkombët­are, teksa në nivel kontinenta­l janë ndër ekipet që e qarkullojn­ë më shumë topin", sqaroi Gatuzo.

Mungesa - Mes dyshimeve për formacioni­n, Gatuzo mund të "gëzohet" për mungesën e sotme të Jaja Ture, i cili ka ndërprerë raportin me klubin grek. "Më vjen keq për largimin e Jajasë, sepse është një lojtar që për shumë vite ka luajtur futboll në nivele maksimale. Olimpiakos­i pikë force ka grupin dhe mund të na vendosë në vështirësi, siç bëri në ' San Siro' në ndeshjen e parë. Pres një ndeshje të ashpër, ku do të ketë shumë rëndësi të mos pësojmë gol sepse ata zakonisht i nisin ndeshjet më shumë vrull".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania