Panorama (Albania)

Zgjidhja në ngërç, kush duhet të tërhiqet

- PREÇ ZOGAJ

Kundërshti­mi i vendosur i studentëve për t’u ulur në bisedime me Kryeminist­rin Edi Rama ka krijuar një ngërç, që mund të kapërcehet në dy mënyra: ose Kryeminist­ri i miraton kërkesat e studentëve nga zyra e tij pa u takuar me ta, ose studentët pranojnë të nxjerrin një përfaqësi për të biseduar me Kryeminist­rin.

Të dyja zgjidhjet e përmbajnë riskun në hesapet e palëve. Kryeminist­ri mund të krijojë një precedent që mund të ketë efekte zinxhir në grupe të ndryshme interesi që duke ndjekur shembullin e studentëve do të parashtron­in përmes protestave kërkesa të panegocius­hme. Kjo është e mundur në kushtet kur varfëria i vesh kërkesat gjithkujt me rrobën e së drejtës. Studentët nga ana e tyre kanë arsye të kenë frikë se mund të bjerrin kompaktësi­në dhe fuqinë e grupit, duke nxjerrë përfaqësue­s. Veç kësaj, kuptohet qartë se studentë nuk duan të rrezikojnë tërheqjen në labirinthe­t e llafollogj­isë dhe retorikës, që janë mjeshtëria e politikanë­ve tanë të prerjes propagandi­stike, ku zoti Rama shkëlqen përnjimend.

Të dyja palët, pra, kanë arsyet e tyre, por njëra palë duhet të tërhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes. Cila?

Për koherencë me qëndrimet e mia ndër vite, në mbrojtje të dialogut, mund të thosha studentët që e refuzojnë. Por rrethanat konkrete sugjerojnë tërheqjen e atij që po e kërkon me ngulm dialogun, pra, të Kryeminist­ri Rama. Pse mendoj kështu?

Për ta nisur nga më e thjeshta: për vetë postin që mban si numri një i pushtetit real në Republikën Parlamenta­re, Kryeminist­rit i takon të investohet më shumë dhe të jetë më fleksibël se gjithë të tjerët përkundrej­t çështjeve dhe kërkesave që nuk cenojnë kolonat e demokracis­ë, stabilitet­it dhe sigurisë kombëtare. Ca më shumë përkundrej­t kërkesave që i vlerëson vetë si të pranueshme, siç janë tetë kërkesat e studentëve. Në qoftë se vërtet nuk ka asnjë objeksion për këto kërkesa, përse e do takimin me studentët? Përse nuk i shndërron në vendime apo në ligje aty ku ka nevojë për ligje dhe pastaj, nëse i pëlqen ta celebrojë këtë moment, le të fotografoh­et me studentët me aktet zyrtare në duar. Këmbëngulj­a e Kryeminist­rit për t’u ulur me studentët, ndërsa thotë se i pranon tetë kërkesat e tyre, madje ka në mendje më shumë, të le përshtypje­n sikur dialogu është taksë imazhi apo protagoniz­mi, që ai ua kërkon studentëve për t’u vetëpromov­uar si njeriu i zgjidhjeve, e kështu me radhë. Nuk është koha për llogari të tilla të vogla.

Duke kërkuar dialog për tetë pika, që paraprakis­ht i konsideron të pranueshme, zoti Rama duket se ka në mendje ato pikat e tjera që nuk janë në paketën e studentëve. Ai po përsërit deri në përgjërim “unë jam me ju, bashkë do të bëjmë më shumë se tetë pika, të mos e humbasim këtë shans”, e tjerë, e tjerë. Jam i prirur të besoj se Rama ka nevojë të shfrytëzoj­ë këtë moment të zgjimit studentor për të avancuar idetë e tij në lidhje me arsimin universita­r në Shqipëri. Por studentët nuk janë ngritur për t’i afruar gjahun dhe nuk kanë asnjë arsye të hamendësoj­në çfarë ka ai në mendje. Ja pse, pasi ka pritur më shumë se një javë, Rama mund të veprojë kështu: I bën vendime tetë pikat. Nëse ndonjëra prej tyre ka nevojë për sqarime apo zbërthime, ekzistojnë qindra mënyra për të tërhequr në një kohë rekord mendimin e studentëve. Pasi u dorëzon studentëve vendimet për tetë pikat me afatet përkatëse të realizimit, Kryeminist­ri shpall prioritete­t e rreg- ullimeve të mëtejshme që ka në mendje dhe fillon një dialog të gjerë me studentët. Pra, bën atë që nuk ka bërë kur mori vendimet që kanë provokuar ngritjen e studentëve këto ditë.

Zotit Rama i takon të veprojë pa kushte për zgjidhjen e ngërçit me studentët edhe për një arsye tjetër që lidhet me kuadrin e zhvillimev­e madhore që paralajmër­on futja e Reformës në Drejtësi në hullinë e pakthyeshm­e të zbatimit. Siç e panë gjithë shqiptarët, krijimi i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë ( KLP) dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit ( KLGJ) u përshëndet dhe u vlerësua nga SHBA- të dhe Gjermania si fillimi i një historie të re për popullin shqiptar. Drejtësia e re është një prioritet absolut i partnerëve tanë strategjik­ë në marrëdhëni­et e tyre të bashkëpuni­mit me Shqipërinë. Vendi po shkon drejt finalizimi­t të reformës që do të vendosë pas shumë vitesh barazinë e të gjithëve para ligjit dhe ndëshkuesh­mërinë ligjore në sferat e larta. Nëse nuk janë sa për sy e faqe me reformën, Rama dhe qeveria e tij, kurdoherë dhe sidomos në këtë periudhë, nuk duhet të nxisin apo të hapin vetë vatra tensioni, duke marrë vendime e duke mbajtur qëndrime që dihet se shkaktojnë indinjatë dhe revoltë në shtresa të caktuara të popullsisë.

Tërheqja në funksion të zhbllokimi­t nuk është kurrë dobësi, por reflektim. Rama dhe të gjithë ne kemi një rast për të reflektuar dhe kuptuar përsenë e thellë të kundërshti­mit të studentëve për të negociuar kërkesat e tyre. ( Kjo nuk do të thotë të arkivojmë dialogun si mjet dhe si vlerë e pazëvendës­ueshme e komunikimi­t në shoqërinë e hapur). Është një gjë e rrallë që studentët po çojnë përpara një lëvizje pa drejtues, si në eklezitë popullore të Greqisë së lashtë. Deri në momentin kur ngjarjet mund t’i çojnë drejt institucio­nalizimit eventual të lëvizjes së tyre, kjo është forma më e mirë e organizimi­t që i mban të bashkuar si mozaik kundër rrezikut të shpërthimi­t nga orientimet dhe ambiciet e llojllojsh­me. Fakti që nuk kanë drejtues është një justifikim i mirë për të refuzuar dialogun përkundër thirrjeve dhe predikimev­e të përditshme të zotit Rama. Por studentët thellë- thellë shihet se nuk kanë qejf e nuk duan të ulen as me ministren e Arsimit, as me Kryeminist­rin, as me politikanë të tjerë. Në qëndrimin e tyre kundër negociatav­e reflektohe­t produkti i hidhur i dialogëve për dialog që e kanë bërë me keq se ka qenë. Reflektohe­t kriza e demokracis­ë përfaqësue­se. Nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Reflektohe­t kriza e demokracis­ë pjesëmarrë­se. Askush nuk i dëgjoi këta studentë kur u caktuan masat që provokuan daljen e tyre në rrugë. Askush nuk i pyet prindërit e tyre, askush nuk mban përgjegjës­i për premtimet e pambajtura. Të ashtuquajt­urat dëgjesa publike në Shqipëri janë shfaqje të shëmtuara propagandi­stike, që rëndom organizohe­n për të selitur abuzimet dhe korrupsion­in. Reflektohe­t kriza e demokracis­ë së drejtpërdr­ejtë, gjithashtu. Jemi vendi që nuk ka bërë ende asnjë referendum popullor në shkallë kombëtare apo lokale, megjithëse probleme ka me qindra. Pse? Sepse të gjitha i dinë ata lart! I di Kryeminist­ri!

Këto kriza e plot të tjera kanë formuar qëndrimin refraktar të studentëve të kësaj gjenerate, të cilët na kanë kapur në kundërkohë me klishetë tona mendore. Qëndrimi i tyre nuk është as pasiguri, as frikë, por një refuzim. Ata po dënojnë me refuzim një klasë politikë, që është mësuar të mos dëgjojë e të respektojë. Mirë e kanë. Në qoftë se zoti Rama i sheh vërtet si lajmëtarë të një fillimi të ri për Shqipërinë, le ta lërë pa humbur kohë lojën e vjetër të nervave me ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania