Panorama (Albania)

Kryemadhi: Një kompani nafte bën 60 milionë euro evazion fiskal në vit

“Në 6 vite s’pagoi 360 milionë euro taksa”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, bëri dje dy dalje për mediat, ku hodhi akuza ndaj Kryeminist­rit Rama. Në daljen e parë ajo akuzoi Kryeminist­rin se ka lejuar evazionin prej 60 milionë eurosh të një kompanie nafte dhe, sipas saj, ai do të hetohet nga institucio­net e reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

Në daljen e dytë, Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI- së së Tiranës ku kërkoi mbështetje­n maksimale ndaj tyre për protestën e studentëve.

AKUZA PËR KONCESIONE­T Sot në emër të LSI- së, studentet tona, të cilat kanë mandat deputeti, përfaqësua­n tetë kërkesat e studentëve në Parlament, ku i zbërthyen dhe i kthyen ato në projektlig­je. Por maxhoranca, si arrogante që është, si një maxhorancë e kapur nga krimi dhe oligarkët, nuk mund të pranojë që nga buxheti 46% i oligarkëve, që paguajnë pesë veta, Vilma Nushin, Bashkim Ulajn, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Gon Papulin, Pand Carapuli, nuk pranon t’u heqë atyre 0.5% nga milionat dhe miliardat e taksave që paguajnë shqiptarët që ata i fusin në xhepin e Edi Ramës, por del dhe trumbeton sikur po i qan zemra për studentët. Nuk do të falin ty Kryeminist­ër shkollëpak dhe injorant. Ty Kryeminist­ër që gjithë jetën tënde vetëm ke kopjuar fjalimet e të tjerëve.

AKUZA PËR EVAZION FISKAL “Dhe tani po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë, je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët. Dhe po të them, tashmë që u ngritën institucio­net e Drejtësisë, që mundohesh t’i kapësh, do të ngrihet SPAK- u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivj­a, por ke edhe të tjera. Aferën tënde të fundit, sesi në xhepin tënd ke futur 30 milionë euro në një ditë, 18 milionë euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Mulajt, 12 milionë euro prapë në emrin e Bashkim Mulajt me OST- në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milionë euro, në 6 vjet Kryeminist­ër 360 milionë euro dhe ja ku i ke ato para, të cilat ti jo vetëm 5% të buxhetit, por dhe 10% të buxhetit mund t’ua japësh studentëve shqiptarë. Dhe po të them dhe një gjë: Mezi po pres që Byroja e Hetimit ta fillojë punën e saj me aferën më të fundit, më kriminale tënden që është Unaza e Re. Pres që lista të fillojë me emrin tënd, me të Damian Gjiknurit dhe të Afrim Qendros.

QËNDRIMI PËR STUDENTËT “Kërkojnë 8 kërkesa minimale, kërkojnë më elementare­n, kërkojnë më baziken, por ata nuk e kuptojnë dot që nga Edi Rama i pari, unë e dyta, deputetët e kuvendit, Gramoz Ruçi, etj., nuk kuptojnë dot se me aq para sa ne harxhojmë nëpër kafene, ata shtyjnë muajin dhe jo për ta mbushur barkun e tyre me bukë, por për të blerë libra, për të fotokopjua­r leksionet dhe për të dorëzuar detyrat dhe projektet e tyre.

MBËSHTETJA NË PROTESTË “Prandaj sot, si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ju kërkoj të gjithë ju që jeni drejtues të shtabeve tona elektorale dhe që nga sot në të gjithë Shqipërinë do të dal dhe do të lëviz, hidhni poshtë kartën e anëtarësis­ë, hidhni poshtë kartën e partisë, dilni në mbrojtje të fëmijëve tuaj, që janë duke vdekur nga i ftohti në rrugë dhe po kërkojnë më minimalen. Harroni flamurin e partisë, merrni flamurin kombëtar në dorë, dilni dhe mbroni fëmijët tuaj, mos kini frikë nga kompleksi i Edi Ramës, mos kini frikë nga dhuna psikologji­ke dhe nga mediat e blera prej Edi Ramës. Luftoni për fëmijët tuaj, luftoni për fëmijët e shqiptarëv­e, luftoni për rininë tonë, për një rini që po ikën çdo ditë e më shumë. E thashë edhe në mëngjes dhe po e them përsëri, më keq seç i ka bërë ky njeri vendit, nuk i kanë bërë as pushtuesit, prandaj që nga ky moment ju bëj thirrje të gjithëve: Mos ndaloni, suport të rinjve kudo që janë. Sa në Kryeminist­ri, sa në Parlament, sa në Ministri, ku të kenë dëshirën ata. Mos ndaloni. Thërrisni komshinjtë, thërrisni farefisin, thërrisni miqtë, zgjeroni radhët sepse nga sot, unë ju drejtohem jo vetëm ju si drejtues të strukturav­e të LSI- së së Tiranës, por do t’u drejtohem të gjithë strukturav­e të LSI- së.

THIRRJA OPOZITËS “Po kështu u bëj thirrje edhe të gjithë demokratëv­e të bashkohen, të bashkohen për një qëllim, ta forcojnë Partinë Demokratik­e, ta rrisin atë. Sepse ashtu siç ishte Partia Demokratik­e në ’ 90- n, që solli shpresë për shqiptarët, t’i japë forcë dhe shpresë përsëri, jo vetëm atij brezi që e solli pluralizmi­n në Shqipëri, por t’i japë shpresë dhe çdo socialisti të ndershëm. Sepse duke pasur një opozitë të fortë, ka dhe një qeverisje të fortë. Duke pasur një opozitë të fortë, ka dhe një shtet dhe institucio­n të fortë. Prandaj nuk më ngelet gjë tjetër vetëm se t’i lutem Zotit, që të gjithë bashkë pa dallim ideologjie, t’u japë forcë atyre studentëve, t’u japë kurajë dhe guxim.

 ??  ??
 ??  ?? Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s
Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania